Lajme Zone
Zjarret në vend, 5 aktive! Problematike vatra në Dajt, 1 helikopter dhe 2 avionë 'Air Tractor' vijojnë operacionin
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në vend, 5 aktive! Problematike vatra në Dajt, 1 helikopter dhe 2 avionë 'Air Tractor' vijojnë operacionin

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje.

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar në total 219 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 60 efektivë, 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor. Fokusi kryesor mbetet në Malin e Dajtit, ku vatrat vijojnë aktive pas disa riaktivizimeve në të dyja anët e kreshtës. Operacioni vijon edhe sot, me përforcim prej 50 efektivësh të FA-së; gjatë operacionit janë angazhuar gjithashtu forca zjarrfikëse dhe të ADZM-së, ndërsa mbështetja ajrore është realizuar me 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. LEXO EDHE:Vlorë/ Mali i Shashicës në flakë gjatë natës, digjen sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi! 4 persona mbetën të bllokuar pranë një guroreje, izolohen vatrat (VIDEO) Në qarkun Dibër mbeten aktive dy vatra: në Ballenjë–Kostenjë, ku sot vijon angazhimi me 6 forca të AZM Dibër, dhe në Qafë të Helmës, Bulqizë, e cila vijon të monitorohet. Në të dyja rastet nuk raportohen rreziqe për zonat e banuara. Në qarkun Elbasan vijojnë aktive vatrat në Malin e Dardhës, Librazhd, ku ka pasur riaktivizim dhe në terren ndodhen efektivë të MZSH Librazhd, si dhe në Malin e Qukësit, Prrenjas, ku është raportuar gjithashtu riaktivizim. Nuk rrezikohen zona të banuara. Situata paraqitet më e përmirësuar në Pukë, ku në Gjegjan, Gojan i Vogël, Gojan i Madh, Prozhëm dhe Tërbun nuk ka më vatra aktive; zonat vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje. lajm ne perditesim... Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Tirane mali i dajtit zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 1848 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?