Lajme Zone
Zjarret në vend/ 4 vatra aktive në Dajt, Priskë, Lufaj dhe Tërbun, situata nën kontroll
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në vend/ 4 vatra aktive në Dajt, Priskë, Lufaj dhe Tërbun, situata nën kontroll

Situata e zjarreve në vend paraqitet përgjithësisht e stabilizuar, me 4 vatra aktive në Dajt dhe Priskë të Tiranës, Lufaj të Mirditës dhe Tërbun të Pukës. Forcat në terren vijojnë operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa në Gurë-Lurë zjarri është shuar dhe zona mbahet në monitorim. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Situata e zjarreve në vend paraqitet përgjithësisht e stabilizuar, me 4 vatra aktive në Dajt dhe Priskë të Tiranës, Lufaj të Mirditës dhe Tërbun të Pukës. Forcat në terren vijojnë operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa në Gurë-Lurë zjarri është shuar dhe zona mbahet në monitorim. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve (19 Gusht 2026 – ora 14:00) Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00, në territorin e vendit janë regjistruar 6 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim. Në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive kryesore janë:

* Dajt, Tiranë – vijon operacioni me 50 efektivë të FA, 15 forca të MZSH dhe 5 forca të AZM. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Priskë, Tiranë – forcat e MZSH vijojnë punën pas riaktivizimit të vatrës; nuk ka rrezik për banesat.

* Lufaj, Mirditë – vatra mbetet aktive me intensitet të ulët; në terren janë 8 forca të Shërbimit Pyjor dhe 4 zjarrfikës me 1 automjet zjarrfikës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Tërbun, Pukë – operacioni vijon me forcat në terren për hapjen e korridoreve ndarëse, pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri. Situata konfirmohet nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Situata paraqitet në përmirësim edhe në Gurë-Lurë, ku zjarri është shuar dhe zona mbahet në monitorim, ndërsa në Qafë Helmes vatra është izoluar dhe vijojnë operacionet me forcat lokale.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë angazhimin dhe monitorimin në terren, me situatën përgjithësisht të stabilizuar dhe pa rrezik të raportuar për zonat e banuara. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb