Një aksident ujor ka ndodhur në Liqenin e Komanit, në afërsi të Lumit të Shalës, ku 2 varka me turistë janë përplasur me njëri-tjetrin. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se nga incidenti në zonën turistike kanë mbetur të plagosur 8 persona. LEXO edhe...Shpërthimi i skafit në Porto Palermo/ Dy prej të plagosurve me djegie në 50% të trupit, në gjendje stabël dhe nën monitorim Nga burimet fillestare mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë Policia dhe Ambulanca kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga uji. Dy mjetet lundruese, me të cilat po udhëtonin disa turistë, ishin nisur nga Komani në drejtim të Lumit të Shalës. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Pak ditë më parë, në një tjetër incident ujor në Porto Palermo, por në rrethana krejt të ndryshme, 4 persona u plagosën duke pësuar djegie të niveleve të ndryshme në trup, pas shpërthimit në motorin e një skafi. Lajm në përditësim... R.Xh/ReportTv.al te plagosur aksident skaf lumi i shales liqeni i komanit Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 26.9% Social media 16.3% Vota total: 3993 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
