Lajme Zone
PolitikëReport TV

Zjarret në vend, 13 aktive në disa qarqe! Vijojnë operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)


13 vatra aktive zjarri vijojnë në vend, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Në Malin e Dajtit vijon zjarri në pyll ahu dhe shkurre, por pa rrezik për zonat e banuara. Në qarkun e Dibrës, mbeten aktive 4 vatra, me forcat e përqendruara në Vajkal, të Bulqizës. LEXO edhe...Dëmshpërblimi për zjarret në Fier, numri dy i bashkisë: Proces i vështirë, disa fermerë s’kanë dokumente pronësie! Deri tani, 15 o

13 vatra aktive zjarri vijojnë në vend, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Në Malin e Dajtit vijon zjarri në pyll ahu dhe shkurre, por pa rrezik për zonat e banuara. Në qarkun e Dibrës, mbeten aktive 4 vatra, me forcat e përqendruara në Vajkal, të Bulqizës. LEXO edhe...Dëmshpërblimi për zjarret në Fier, numri dy i bashkisë: Proces i vështirë, disa fermerë s’kanë dokumente pronësie! Deri tani, 15 objekte të djegura Vatra në Gallatë të Kurbinit vijon aktive në një terren të vështirë, por pa rrezik për banesat. Më i konsiderueshëm është angazhimi në Kalivaç Edhe në Shkodër mbeten aktive vatrat në Bardhaj–Myselim dhe Mali në Tërbunit. Vatra në Çërrilë të Mallakastrës në një pyll me pisha, është aktive dhe sot, por larg zonës së banuar. Lajm në përditësim… Ora 15:59 Durrës/ Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Bago, shmanget rreziku ndaj dy banesave! Sfidë terreni i vështirë, kërkohet ndërhyrje nga ajri Në orët e para të ditës së sotme, një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Bagos, pranë Karpenit, ku disa vatra janë riaktivizuar në vende të ndryshme.Forcat zjarrfikëse të Kavajës kanë mbërritur në terren dhe po përballen me flakët, ndërsa një prej shqetësimeve kryesore ka qenë afrimi i zjarrit pranë dy banesave, por rreziku është shmangur.Forcat zjarrfikëse po punojnë për mbajtjen e situatës nën kontroll, pavarësisht vështirësive të krijuara nga sipërfaqja e madhe e përfshirë nga flakët dhe terreni i vështirë.Specialisti i Emergjencave Civile, Fatbardh Bushi, ka kërkuar ndërhyrjen e një helikopteri për shuarjen e zjarrit nga ajri. Share Ora 12:15 Zjarri prej gati një jave në Ungrej të Lezhës, 150 forca në terren dhe helikopter nga ajri! Vatrat e mëdha nën kontroll, por rreziku nuk ka kaluar Zona e Kashnjetit, në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës, vijon të përballet me zjarret prej gati një jave. Edhe pse vatrat më të mëdha të flakëve janë vënë nën kontroll, në terren ende raportohen vatra të vogla aktive, kryesisht në zonat malore dhe në terrene të vështira për t’u aksesuar.Rreth 150 forca janë angazhuar në operacion, mes tyre efektivë të Forcave të Armatosura dhe shërbimeve zjarrfikëse. Ndërhyrja po vijon me mjete zjarrfikëse dhe pompa dore, ndërsa fokusi kryesor është mbajtja nën kontroll e vatrave dhe parandalimi i përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.Terreni i thyer dhe lartësia e madhe ku ndodhen disa prej vatrave e kanë vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Për këtë arsye, operacioni po mbështetet edhe nga ajri, me një helikopter që po ndërhyn në zonat ku flakët janë të paarritshme nga ekipet tokësore.Kryetari i Njësisë Administrative Ungrej Agustin Zefi bën me dije se situata është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë, por rreziku nuk është eliminuar plotësisht.Forcat në terren do të vijojnë punën deri në shuarjen e plotë të vatrave, ndërsa pas ndërhyrjes do të monitorohet zona për të shmangur riaktivizimin e zjarrit. Share Xh.K/ReportTv.al zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 2775 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?