Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka ndarë sot një mesazh ndihme dhe solidarizimi për zjarret në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Maqedonci shpreh gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për të ofruar mbështetje me kapacitetet që ka në dispozicion.
Ministri thekson se në momente të tilla, solidariteti dhe bashkëpunimi marrin një rëndësi të veçantë. “Në këto ditë sfiduese, kur Shqipëria dhe Mali i Zi po përballen me zjarre në zona të ndryshme të vendeve të tyre, u kam përcjellë homologëve të mi, ministrave të Mbrojtjes, gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për të ofruar mbështetje me kapacitetet që kemi në dispozicion.
Kosova është e gatshme të kontribuojë në mbështetje të autoriteteve përkatëse, nëse një ndihmë e tillë vlerësohet e nevojshme, duke vënë në dispozicion kapacitetet tona për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret.
Në momente të tilla solidariteti dhe bashkëpunimi marrin një rëndësi të veçantë.
Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të Republikës mbeten të gatshme të ofrojnë mbështetje dhe të kontribuojnë aty ku kapacitetet tona mund të jenë të dobishme”,-shkruan Maqedonci./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

