Lajme Zone
Zjarret në Shqipëri e Mal të Zi, Kosova shpreh gatishmërinë për ndihmë
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në Shqipëri e Mal të Zi, Kosova shpreh gatishmërinë për ndihmë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se ministria mund të ofrojë mbështetje përmes kapaciteteve që vendi ka në dispozicion.

Kosova është e gatshme t’u dalë në ndihmë Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku zjarre kanë përfshirë zona të ndryshme, ka njoftuar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai bëri të ditur se u ka komunikuar homologëve të tij, ministrave të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, se Ministria e Mbrojtjes e Kosovës mund të ofrojë mbështetje përmes kapaciteteve që vendi ka në dispozicion. LEXO edhe...Lura në flakë, eksperti ngre dyshime: Çfarë tregon shpërndarja e vatrave? A mund të jetë e qëllimshme? “Nëse autoritetet përkatëse e konsiderojnë të domosdoshme një ndihmë të tillë, Kosova është e gatshme të kontribuojë, duke vënë në dispozicion kapacitetet tona për përballimin e situatës së shkaktuar nga zjarret. Në rrethana të tilla, bashkëpunimi dhe solidariteti kanë rëndësi të posaçme. Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e tjera të Republikës vazhdojnë të jenë të gatshme për të dhënë mbështetje dhe për të kontribuar kudo që kapacitetet tona mund të shërbejnë”, deklaroi Maqedonci. P.J/ReportTv.al Ejup Maqedonci ministria e mbrojtjes e kosoves kosove zjarret 2026 mali i zi Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.4% Jo 52.5% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 5122 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?