Lajme Zone
Zbulim i rrallë në Belgjikë, punëtorët gjejnë shufra ari me vlerë 9 milionë euro brenda murit të një ndërtese në restaurim dhe i dorëzojnë në polici
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zbulim i rrallë në Belgjikë, punëtorët gjejnë shufra ari me vlerë 9 milionë euro brenda murit të një ndërtese në restaurim dhe i dorëzojnë në polici

Punëtorët zbulojnë një kuti me ar me vlerë 9 milionë euro të fshehur brenda murit në Belgjikë, historia e ngjashme që përfundoi në gjykatë

Një zbulim i pazakontë ka tronditur Belgjikën. Gjatë punimeve të rikonstruksionit në ish-godinën “Brouwershuis” në Sint-Gillis-Dendermonde, punëtorët e një kompanie ndërtimi zbuluan një kuti të fshehur brenda një muri. Kur e hapën, gjetën brenda një sasi të madhe shufrash dhe monedhash ari, me një vlerë të përllogaritur rreth 9 milionë euro. Kutia ishte e murosur në murin e godinës dhe askush nuk e dinte se ndodhej aty. Për momentin mbetet mister se kush e fshehu arin, prej sa kohësh kishte qëndruar në mur dhe kush është pronari i ligjshëm. LEXO edhe...Formula 1/ Antonelli triumfon në Belgjikë, 19-vjeçari italian thellon diferencën në krye të kampionatit! Hamilton renditet i katërti, nxjerr Russellin jashtë Punëtorët nuk tentuan ta mbanin zbulimin të fshehtë. Ata njoftuan menjëherë kompaninë porositëse të punimeve, e cila më pas lajmëroi policinë. Autoritetet mbërritën në vendngjarje dhe konfirmuan se ishte gjetur një sasi e madhe ari. Sendet e sekuestruara janë transportuar në një institucion në Bruksel, ku do të ruhen në kushte sigurie derisa të përfjnë hetimet. Sipas Geert Hillaert nga CAW Oost-Vlaanderen, ndërtesa po rikonstruktohet plotësisht. Muret e jashtme do të ruhen, ndërsa brenda do të ndërtohen studio të reja, zyra për punonjësit e qendrës dhe ambiente shtesë për shërbimet teknike. Ai shpjegoi se kutia u zbulua krejt rastësisht, ndërsa punëtorët po vendosnin linjat e kanalizimeve. Pikërisht gjatë këtyre punimeve ata hasën te kutia e murosur në mur. Zbulimi ishte bërë që të hënën në mbrëmje, ndërsa të martën në mëngjes në vendngjarje mbërritën përfaqësuesit e institucionit dhe policia. Sipas Hillaert, njoftimi i menjëhershëm i autoriteteve ishte pjesë e procedurës së parashikuar në kontratën e punimeve. Hetuesit tani duhet të përcaktojnë nëse ari ka lidhje me ndonjë aktivitet kriminal të së kaluarës. Paralelisht do të kërkohet edhe nëse ekzistojnë pronarë të ligjshëm ose trashëgimtarë që mund të pretendojnë pasurinë. Për momentin nuk dihet as nëse kompania ndërtuese apo pronari i objektit kanë të drejtë për një shpërblim si gjetës. Përfaqësuesit e CAW Oost-Vlaanderen thanë se fillimisht prioritet mbetet hetimi dhe se procesi mund të zgjasë edhe disa vite. Një histori e ngjashme në Bruges përfi në gjykatë Vendimi i punëtorëve në Dendermonde për të njoftuar menjëherë policinë konsiderohet zgjedhja më e mirë. Një rast i ngjashëm në Assebroek, pranë Bruges, tregon se çfarë mund të ndodhë kur një zbulim i tillë mbahet i fshehtë. Në atë rast, tre punëtorë ndërtimi gjetën një enë me monedha ari gjatë prishjes së një shtëpie në vitin 2019. Në vend që të njoftonin autoritetet ose të kërkonin pronarin, ata vendosën t'i mbanin për vete, i shitën dhe ndanë paratë mes tyre. Pas disa vitesh hetime, të tre përfunduan në gjykatë. Historia nisi në vitin 1964 Ngjarja kishte filluar shumë dekada më herët. Në vitin 1964, një çift bleu një shtëpi në rrugën Antonis de Rooverestraat dhe vendosi të investonte një pjesë të kursimeve në ar. Ata blenë rreth 70 monedha ari dhe i ruajtën në një enë pranë kasafortës në bodrum. Në një moment, ena ra aksidentalisht pas një zgavre në mur dhe mbeti e fshehur. Me kalimin e viteve, ekzistenca e saj u harrua plotësisht. Kur bashkëshorti ndërroi jetë dhe gruaja u transferua në një qendër për të moshuar në vitin 2018, askush nuk e dinte më se monedhat ndodheshin ende pas murit. Më pas, shtëpia iu shit një investitori. Zbulimi gjatë prishjes së shtëpisë Një vit më vonë, në vitin 2019, nisën punimet për prishjen e godinës. Gjatë punimeve, një ekskavator çau një qemer dhe punëtorët zbuluan hapësirën e fshehtë ku ndodhej ena me monedhat e arit. Në vend që ta deklaronin zbulimin, ata vendosën ta mbanin për vete. Monedhat u shitën në Antverpë për 52.517 euro dhe paratë u ndanë mes tre punëtorëve. Në atë moment ata besonin se kishin bërë një zbulim që nuk do ta merrte vesh askush. Si doli në dritë rasti Historia nuk mbeti e fshehtë për shumë kohë. Një person i tretë dëgjoi thashetheme për shitjen e monedhave dhe njoftoi ish-fqinjët e gruas që kishte jetuar në shtëpi. Pas kësaj, fëmijët e çiftit paraqitën kallëzim në mars të vitit 2020. Sipas avokatit të tyre, monedhat nuk kishin vetëm vlerën e arit që ishte paguar në momentin e shitjes. Në tregun aktual ato vlerësohen rreth 240 mijë euro. Hetimi penal çoi tre punëtorët përpara gjykatës në Bruges. Gjatë procesit u tha se ata duhej të kishin bërë përpjekje për të gjetur pronarët e monedhave. Në vend të kësaj, më 24 tetor 2019 i shitën në Antverpë dhe ndanë mes tyre shumën prej 52.517 eurosh, duke menduar se kishin fituar një "jackpot". Vendimi i gjykatës Prokuroria kërkoi që tre punëtorët të shpalleshin fajtorë për vjedhje. Avokatët e tyre kundërshtuan këtë akuzë, duke argumentuar se klientët nuk kishin pasur qëllim të kryenin vjedhje dhe se nuk kishte prova të mjaftueshme që paditësit civilë ishin pronarët e ligjshëm të monedhave. Gjykata nuk e pranoi akuzën për vjedhje, por e rikualifikoi çështjen si "fshehje mashtruese". Sipas gjykatës, punëtorët e dinin se ena me ar nuk ishte pronë e tyre dhe megjithatë vendosën ta shisnin. Megjithëse u shpallën fajtorë, ata nuk morën dënim efektiv. Gjykata arriti në përfundimin se afati i arsyeshëm i hetimit ishte tejkaluar për shkak të zvarritjes së procedurave dhe për këtë arsye vendosi vetëm shpalljen e fajësisë. Kush është pronari i arit? Edhe pas vendimit penal, çështja nuk është mbyllur. Ende nuk është përcaktuar se kush është pronari i ligjshëm i monedhave të arit. Sipas kontratës së shitjes së shtëpisë në vitin 2018, të gjitha sendet që kishin mbetur në banesë kalonin në pronësi të blerësit. Nga ana tjetër, fëmijët e ish-pronares nuk kanë paraqitur ende prova që monedhat ishin vërtet pronë e prindërve të tyre. Pikërisht për këtë arsye, gjykata në Bruges pritet të shqyrtojë veçmas çështjen e pronësisë së monedhave dhe kërkesat për dëmshpërblim. Historia e Assebroek është bërë tani pika e krahasimit me zbulimin e fundit në Dendermonde. Ndryshe nga tre punëtorët që shitën arin dhe përfunduan në gjykatë, punëtorët që zbuluan kutinë me ar me vlerë rreth 9 milionë euro njoftuan menjëherë autoritetet. Megjithatë, edhe në këtë rast mbetet ende e paqartë se kush do të rezultojë pronari i ligjshëm i pasurisë së fshehur prej vitesh brenda murit. U.D/ReportTv.al belgjike Ar Flori Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.4% Jo 52.5% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 5122 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?