Dy të rinj shqiptarë injoruan urdhrin e policisë italiane për të ndaluar duke nisur një arratis të çmendur me makinë, e cila përfi me ndjekje policore dhe një sërë kallëzimesh ndaj tyre. Ngjarja ndodhi në kufirin mes San Mauro Pascoli, në zonën e Cesena-s, dhe Bellaria Igea Marina, në zonën e Riminit. Rindërtimi i ngjarjes LEXO edhe...'Ranucci nuk është Zot', gazetarja italiane Selvaggia Lucarelli publikon dosjen: Marrëdhëniet me praktikantet, burimet e tij, rasti “Me Too” i vitit 2021 dhe akuzat për vetëmitizim Pak ditë më parë, efektivët lokalizuan një makinë Peugeot me ngjyrë të zezë, për të cilin dyshonin se përdorej për shpërndarjen e drogës. Ndërsa policët po i afroheshin makinës për të kontrolluar personat që ndodheshin brenda dhe, mbi të gjitha, për të verifikuar nëse kishin drogë me vete, shoferi i dha gaz duke tentuar të arratisej dhe të humbiste gjurmët nëpër rrugët e San Mauro Mare. Një patrullë policie e priste në një postbllok. Arratia e çmendur rrezikon këmbësorët dhe një grua shtatzënë Efektivët e patrullës, kur panë Peugeot-in që po vinte me shpejtësi drejt tyre, i dhanë drejtuesit urdhër të ndalonte. Por ai iu shmang policëve që e ndoqën nëpër rrugët midis San Mauro Mare dhe Bellarias. Shoferi po e drejtonte mjetin duke mos i përfillur të tjerët që kalonin në rrugë, mes tyre edhe familje që po shkonin drejt plazhit. Gjatë arratisjes, disa këmbësorë, pasi dëgjuan zhurmën e motorëve dhe sirenat e makinave të policisë, u larguan të frikësuar drejt anës së rrugës, duke marrë fëmijët pranë vetes dhe duke u përpjekur t’i mbronin nga frika se mos goditeshin. Edhe një grua shtatzënë, kur pa se makina e të arratisurve po vinte në drejtim të saj, arriti të shmangte përplasjen vetëm duke përshpejtuar hapin dhe duke vrapuar, megjithëse ndodhej mbi vijat e bardha të kalimit për këmbësorë. Meqenëse mënyra e drejtimit të automjetit nga shoferi i ndjekur po krijonte një situatë konkrete rreziku për sigurinë e drejtuesve të tjerë të automjeteve dhe të këmbësorëve, policët ngadalësuan ndjekjen. Më pas, ndërhyrja e koordinuar e disa makinave të Policisë së Shtetit me shërbim në Cesenatico bëri të mundur ndalimin e Peugeot 208 dhe arrestimin e dy të rinjve. Dy të rinjtë shqiptarë u akuzuan për shkelje të legjislacionit mbi armët, për posedimin e dy shkopinjve me maja të mprehta, mbajtja e të cilëve jashtë banesës pa një arsye të justifikuar është e ndaluar. Drejtuesit të mjetit, 25 vjeç, iu hoq patenta dhe leja e qarkullimit. Ai rezulton klandestin në Itali pasi verifikimet treguan se i ishte refuzuar rinovimi i lejes së qëndrimit. P.J/ReportTv.al itali shqiptarët në itali rimini arrestim Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.6% I/e dyzuar 7% Vota total: 5170 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

