Lajme Zone
Zjarret në Shqipëri, 7 vatra aktive në disa qarqe, angazhohet edhe helikopteri i FA-së
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në Shqipëri, 7 vatra aktive në disa qarqe, angazhohet edhe helikopteri i FA-së

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e Shqipërisë, ndërsa dy të tjera janë nën mbikëqyrje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 14:00 të 28 gushtit janë raportuar gjithsej 10 vatra zjarri, një prej të cilave është shuar plotësisht.

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e Shqipërisë, ndërsa dy të tjera janë nën mbikëqyrje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 14:00 të 28 gushtit janë raportuar gjithsej 10 vatra zjarri, një prej të cilave është shuar plotësisht. Vatrat aktive janë të përqendruara në Tiranë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë, ndërsa strukturat e emergjencave vijojnë ndërhyrjet në terren. Në Malin e Dajtit janë riaktivizuar tre vatra, ku po ndërhyjnë 25 forca zjarrfikëse dhe të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Situata më e përqendruar paraqitet në qarkun Dibër, ku zjarret vijojnë aktive në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal janë angazhuar 53 forca, mes tyre 20 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter i FA-së. Në Sllatinë operojnë mbi 40 forca bashkiake dhe vullnetare. Sipas autoriteteve, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara nga këto vatra. Në Tërbaç të Himarës, ndërhyrja po kryhet me dy automjete zjarrfikëse dhe efektivët përkatës. Zjarre aktive raportohen edhe në Tërbuq të Gjirokastrës, ku janë angazhuar tre efektivë dhe një automjet zjarrfikës, si dhe në Plovisht të Maliqit, ku operojnë tre efektivë me një automjet zjarrfikës. Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje dhe, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Në mbështetje të strukturave vendore, 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter janë angazhuar në operacionet e shuarjes, me fokus kryesor vatrën e Vajkalit. Situata vijon të monitorohet, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile dhe ekipet në terren po punojnë për shuarjen e plotë të zjarreve dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave.