Avokati i biznesmenit Ergys Agasi, Maks Haxhia deklaroi para gazetarëve se prokuroria nuk tregoi prova sa i takon akuzës së re që iu bashkëngjit klientit të tij, për korrupsion pasiv. Haxhia iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë disa prej tyre iu shmang. Maks Haxhia: Po kërkojmë që të na paraqesë prokuroria se ku qëndron prova për korrupsion. Këto janë masa që merr prokurori për të siguruar procesin e vetë, për të mos dështuar. Prokuroria nuk ka folur fare për këtë moment! E them me përgjegjësi të plotë. Pretendimi i Agasit është shkëputja e kontekstit, 2 apo 4, nuk ka të bëjë fare me atë që pretendon. Nuk është sjellë si moment prove. Pyetje: Cila është marrëdhënia e Ergys Agasit me Mirlinda Karçanajn?
Duhet të pyesni atë!
Ku ishte fshehur gjatë kësaj kohe Agasi?
Nuk është për mua as kjo pyetje! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

