Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në Pukë, flakët përhapen me përmasa të rrezikshme/ Nënkryetari i bashkisë: Situata problematike në Gojan, po punohet me intensitet të plotë (VIDEO)


Zjarri në Pukë ka marrë përmasa të mëdha, duke paraqitur një situatë kritike.

Zjarri në Pukë ka marrë përmasa të mëdha, duke paraqitur një situatë kritike. Nënkryetari i bashkisë Pukë, Ferit Ringaj tha për News24, situata është problematike në fshatin Gojan i Madh dhe gjithashtu në fshatin Gojan i Vogël. Ndërsa theksoi se po punohet me kapacitet të plotë për të shuar zjarrin. “Situata është problematike në fshatin Gojan i Madh, momentalisht është vatra më problematike, por dhe në fshatin Gojan i Vogël kemi vatë problematike. Kemi ndërhyrje nga ajri. Janë të angazhuar shërbimet zjarrfikëse me kapacitet të plotë. Shpresojmë të mos kemi probleme sa i përket pronave dhe në banor. Shpresoj ta mbyllim me sukses këtë operacione”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb