Lajme Zone
Zjarret në Mirditë, kryebashkiaku: Situata ndër më të rrezikshmet, duket se ka një dorë që do t’i djegë pyjet
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në Mirditë, kryebashkiaku: Situata ndër më të rrezikshmet, duket se ka një dorë që do t’i djegë pyjet

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi, foli për mediat për situatën e krijuar nga zjarret në territorin e kësaj bashkie, duke u shprehur se situata është serioze dhe e rrezikshme.

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi, foli për mediat për situatën e krijuar nga zjarret në territorin e kësaj bashkie, duke u shprehur se situata është serioze dhe e rrezikshme. Ai tha se fshati Tenë është aktualisht zona më e prekur, ku janë kryer edhe evakuimet e para. Sipas Melyshit, në disa raste dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet që rastet të hetohen dhe autorët të dalin para drejtësisë. “Sot është ndër situatat më të rrezikshme që mund të kemi pasur në Bashkinë Mirditë, sepse u favorizua nga era. Kishim shumë familje që ishin në zona të shpërndara pyjore dhe që ishte vështirë për të ndërhyrë, por fatmirësisht deri tani nuk kemi dëme në banesa, as në jetë njerëzish. Në dy lagje kemi evakuuar banorë. Vazhdon të jetë realisht e vështirë situata, por edhe me ndihmën e mjeteve zjarrfikëse që kanë ardhur shtesë, shpresoj që të vazhdojë të normalizohet situata. Duket se në disa raste janë zjarrvënie të qëllimshme, sepse brenda vitit kemi ndërhyrë disa herë dhe i kemi shuar. Duket se ka një dorë që do t’i djegë pyjet dhe e kam diskutuar me autoritetet që të marrin masa”, tha ai. Situatë serioze në Rrëshen! Flakët pranë disa banesave, evakuohen 4 familje