Bekim Bulica Një tjetër telash është hapur për kapobandën Bekim Bulica. Principote Mykonos deklaron se nuk ka asnjë lidhje me lokalin shqiptar, se emri përdoret pa autorizim dhe se ka ndërmarrë veprime ligjore. Vrasja e turistit 20-vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil nuk ka hapur vetëm sagën e hetimeve penale për ngjarjen. Ajo ka nxjerrë në sipërfaqe edhe historinë e biznesit të errët të Bekim Bulicës ku ndodhi përplasja dhe të emrit “Principote” që ai përdor.
Këtë herë problemi vjen nga Mykonos. ‘Principote Mykonos’, biznesi i njohur që operon në ishullin grek, ka reaguar pas vrasjes së ndodhur në lokalin “Principotes” në Ksamil dhe ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me aktivitetin shqiptar.
Por reagimi nuk është vetëm një distancim nga vendi ku ndodhi vrasja. Kompania greke deklaron se lokali në Ksamil përdor emrin “Principote” pa autorizim dhe se për këtë çështje ka ndërmarrë veprime ligjore.
“Principote Mykonos, nuk ka absolutisht asnjë marrëdhënie biznesi apo tjetër me lokalin shqiptar”, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Pra, në këtë reagim thuhet se nuk ekziston asnjë marrëveshje pronësie, bashkëpunimi apo biznesi që i jep lokalit në Ksamil të drejtën të paraqitet nën këtë emër.
Principote Mykonos e akuzon Bekim Bulicën për përdorimin e paautorizuar të emrit dhe konkurrencë të padrejtë, si dhe pretendon se ai kërkon të përfitojë nga reputacioni ndërkombëtar që marka ka krijuar ndër vite.
"Në dritën e një incidenti tragjik që ndodhi së fundmi në qytetin shqiptar të Ksamilit dhe në një dyqan që po përdor ilegalisht emrin tonë të biznesit, sqarojmë, për të shmangur konfuzionin, se PRINCIPOTE MYKONOS nuk ka absolutisht asnjë marrëdhënie biznesi apo tjetër me lokalin e mësipërm shqiptar, i cili po përdor ilegalisht emrin tonë dhe kundër të cilit kemi ndërmarrë veprime ligjore, me qëllim që ta ndalojmë atë të përfshihet në konkurrencë të padrejtë në dëmin tonë, duke ‘korrur’ ilegalisht reputacionin ndërkombëtar që PRINCIPOTE MYKONOS ka fituar gjatë shumë viteve të ofrimit të shërbimeve të nivelit më të lartë", thuhet në reagimin e ‘Principote’ Mykonos.
Por kujtojmë që historia e këtij lokali famëkeq nuk përfn te emri. Bulica ka zaptuar edhe tokën ku ndodhet biznesi, për të cilën ‘Pamfleti’ ka publikuar faktet. Pas “Principotes” në Ksamil del shoqëria “TORTUGA BAY”, me NIPT M23719801I, e themeluar më 19 janar 2022.
Në regjistrin tregtar, Kade Bulica figuron pronare e 100 për qind të kapitalit dhe administratore e kompanisë. Kade Bulica është nëna e Bekim Bulicës. “TORTUGA BAY” figuron në Ksamil, Zona Kadastrale 2297, pasuria nr. 5/645.
Pikërisht numri i kësaj pasurie del edhe në dokumentet që “Pamfleti” ka siguruar për konfliktin e pronësisë me familjen Çoçoli. A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?
20 Gusht, 16:40 Trashëgimtarët e Selfo Çoçolit pretendojnë se janë pronarët e ligjshëm të një sipërfaqeje prej rreth 8,800 metrash katrorë në këtë zonë. Pretendimin e tyre ata e mbështesin te Vendimi nr. 321, datë 09.08.1996, i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Ky zhvillim i fundit është një telash më shumë për të arratisurin Bulica. Nga njëra anë është hetimi për vrasjen e Luis Miguel Varela Mendes. Nga ana tjetër është konflikti mbi pasurinë ku figuron e regjistruar kompania. Tani është edhe Principote Mykonos, që deklaron se emri i saj përdoret pa autorizim dhe se ka kaluar në veprime ligjore.
Vrasja në Ksamil, në këtë mënyrë, nuk ekspozoi vetëm atë që ndodhi brenda lokalit. Ajo zbuloi historinë e errët të vetë “Principotes” së ‘vjedhur’ të Bekim Bulicës./Pamfleti Ky stan, këtë bylmet ka...
18 Gusht, 19:20 bekim bulica principote mykonos Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet “Rama, jep dorëheqjen”/ Protesta hyn në ditën e 83-të, paralajmërohet përshkallëzim në shtator 21 Gusht 2026, 19:4919:49Aktualitet Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive, situata më kritike në Pukë dhe Mirditë! 21 Gusht 2026, 18:2418:24Aktualitet Zjarri përfshin masivin pyjor në Librazhd, terreni vështirëson ndërhyrjen 21 Gusht 2026, 17:5717:57Aktualitet Situata me zjarret në Mirditë, kryebashkiaku: Situatë e rrezikshme 21 Gusht 2026, 17:4917:49Aktualitet Olsi Jazexhi fabrikon “arabët e Mirditës”: shpall mirditor Ylli Patën, një dibran të rritur e shkolluar në Shkodër 21 Gusht 2026, 17:2317:23Aktualitet Nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të 'flamingove', tri anijet e Global Sumud mbërrijnë në Vlorë! 21 Gusht 2026, 16:5816:58Aktualitet

