Lajme Zone
Zjarret në Krujë/ Situata nën kontroll në Abaze dhe Halilaj, nuk ka vatra aktive
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në Krujë/ Situata nën kontroll në Abaze dhe Halilaj, nuk ka vatra aktive

Situata nga zjarret në territorin e Krujës paraqitet nën kontroll, ndërsa gjatë natës shërbimet zjarrfikëse, së bashku me banorët e zonës, kanë punuar për shuarjen e disa vatrave të vogla.

Situata nga zjarret në territorin e Krujës paraqitet nën kontroll, ndërsa gjatë natës shërbimet zjarrfikëse, së bashku me banorët e zonës, kanë punuar për shuarjen e disa vatrave të vogla.

Në lagjen Abaze, pas ndërhyrjes gjatë natës, aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive zjarri.

Ndërkohë, në vendin e quajtur Boje, vijojnë të jenë aktive disa vatra të vogla. Për shuarjen e tyre po punojnë shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e Emergjencave Civile, duke përdorur edhe mjete rrethanore. Situata monitorohet në vijimësi nga ekipet në terren, ndërsa në fshatin Halilaj nuk raportohet asnjë vatër aktive zjarri.

Autoritetet vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të mbetura në zonën e Bojes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet krujezjarr