Lajme Zone
Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Mirakë të Librazhdit
Të tjeraReport TV

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Mirakë të Librazhdit

IKMT kreu të gjitha procedurat administrative dhe ndërhyri për të rikthyer kanalin në gjendjen e mëparshme, në shërbim të banorëve të këtyre tre fshatrave.

Kanali i burimit ujor dhe ujitjes në fshatin Mirakë të Bashkisë së Librazhdit është tashmë në funksion të plotë të banorëve për vaditjen e tokave të tyre. Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ju përgjigj ankesës së një grupi banorësh të Mirakës, Xibrakës dhe Polisit që denoncuan dëmtimin e këtij kanali me punime të paligjshme. Inspektorët e IKMT-së verifikuan situatën në terren dhe konstatuan se personi me inicialet M.H. kishte vendosur tuba plastikë në kanal ndërsa kishte hedhur edhe beton duke reduktuar lëvizjen e ujit në diametrin e tubit. I gjithë punimi ishte kryer pa u pajisur me leje nga institucionet shtetërore. LEXO edhe...Lufta me flakët edhe për faunën, arusha me këlyshin e saj fotografohet në Elbasan Pas konstatimit të rastit, IKMT kreu të gjitha procedurat administrative dhe ndërhyri për të rikthyer kanalin në gjendjen e mëparshme, në shërbim të banorëve të këtyre tre fshatrave. Xh.K/ReportTv.al librazhd mirake IKMT Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.7% Jo 52.2% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 4929 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?