Pastërtia, çmimet e përshtatshme dhe hapësirat e konsiderueshme publike e kanë kthyer plazhin e Shëngjinit në bregdetin e pëlqyer të shumë personave.
Mesi i gushtit ka shtuar numrin e pushuesve në këtë bregdet. Shqiptarët e Kosovës janë ata që dominojnë, por këtë sezon është rritur dhe numri i vizitorëve nga jashtë vendit.
Administratori i Shëngjinit e cilëson këtë sezon si të suksesshëm. Pushuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të bregdetit, ku puna për mirëmbajtjen dhe ofrimin e shërbimeve vijon çdo ditë. Edhe këtë sezon veror, Shëngjini po përjeton flukse të larta pushuesish.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë sezon është përmirësuar dhe menaxhimi i trafikut dhe ofrimi i shërbimeve, duke krijuar kushte më të mira për vizitorët dhe duke e bërë Shëngjinin një nga destinacionet e preferuara për pushimet verore./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *FokusAktualitet plazhshengjin

