Lajme Zone
Përmasat e kriminalitetit në juglindje/ Shifrat zyrtare të policisë zbehin realitetin e drogës te të rinjtë
Të tjeraCNA

Përmasat e kriminalitetit në juglindje/ Shifrat zyrtare të policisë zbehin realitetin e drogës te të rinjtë

Pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku një 21-vjeçar mbeti vik...

Pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku një 21-vjeçar mbeti viktimë, CNA TV iu drejtua Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për të mësuar se çfarë tregojnë shifrat zyrtare për kriminalitetin në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes gjatë periudhës janar 2024-korrik 2026. Vrasja e të riut dhe plaga shoqërore/ Kur euforia e moshës kthehet në devijancë

11 Gusht, 13:28 Përgjigjja e Policisë përfshin të dhëna për Korçën, Pogradecin dhe Devollin. Sipas saj, në këtë periudhë janë finalizuar 44 operacione në fushën e narkotikëve, 20 prej të cilave kundër shitjes së lëndëve narkotike. Janë evidentuar 263 raste, me 504 shtetas të implikuar, ndërsa janë sekuestruar lloje të ndryshme narkotikësh. Në 120 raste është sekuestruar Cannabis Sativa, në 60 raste kokainë, në 4 raste heroinë dhe në 1 rast ekstazi. Po ashtu, në 5 raste janë sekuestruar fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Edhe sa i përket armëve, shifrat zyrtare flasin për dhjetëra raste. Janë evidentuar 39 raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe/ose gjahut, me 40 shtetas të proceduar penalisht. Ndërsa për armët e ftohta janë regjistruar 104 raste, me 104 persona të proceduar. Alarmi i heshtur i rinisë/ Kur euforia, droga dhe armët kthehen në tragjedi

14 Gusht, 09:53 Por ajo që bie veçanërisht në sy është përfshirja e të rinjve. Sipas Policisë, në grupmoshën 10 deri në 25 vjeç, janë proceduar penalisht 100 shtetas për prodhim apo shitje të lëndëve narkotike, 39 për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe 5 për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe/ose gjahut.

Megjithatë, këto shifra zyrtare duken të pakta në raport me realitetin që raportohet dhe perceptohet prej kohësh në Juglindje, veçanërisht sa i përket pranisë së armëve dhe drogës tek të rinjtë. Përtej rasteve që përfjnë në statistikat e Policisë, shqetësimi shfaqet edhe në mënyrë të hapur në rrjetet sociale. Del foto/ Të shoqëruar në polici, shokët e autorit të vrasjes në Korçë me armë dhe hashash 8 Gusht, 18:53 Të rinj publikojnë video dhe fotografi ku shfaqen me armë, në ambiente të ndryshme, ndërsa në disa raste shfaqen edhe duke qëlluar me armë zjarri. Njëkohësisht, përdorimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike mbetet një tjetër problem që prek moshat e reja. Droga nuk është më një fenomen që lidhet vetëm me grupmoshat e rritura, por shfaqet gjithnjë e më pranë të rinjve, në ambiente ku ata frekuentohen dhe në rrethe shoqërore të moshave të reja.

Dhe pikërisht këtu qëndron edhe problematika: statistikat tregojnë vetëm rastet e zbuluara dhe të proceduara, ndërsa realiteti mund të jetë shumë më i gjerë. Një armë e fotografuar në rrjetet sociale, një video ku qëllohet me armë apo përdorimi i drogës nga të rinjtë nuk përfn domosdoshmërisht në një procedim penal. Alarmi i heshtur i rinisë/ Kur euforia, droga dhe armët kthehen në tragjedi

14 Gusht, 09:53 Ngjarja e fundit në Korçë, ku humbi jetën një 21-vjeçar, e riktheu në vëmendje këtë realitet. Të rinj që mbajnë armë, droga që qarkullon dhe një prani gjithnjë e më e dukshme e këtyre fenomeneve në hapësirat ku lëvizin të rinjtë, përbëjnë një shqetësim që duket se shkon përtej shifrave zyrtare.

Pyetja që mbetet është nëse 39 rastet e armëmbajtjes pa leje, 104 rastet me armë të ftohta dhe 263 rastet e narkotikëve përfaqësojnë realisht përmasat e fenomenit në Juglindje, apo vetëm pjesën që strukturat e Policisë kanë mundur të zbulojnë dhe dokumentojnë. Kriminelët me armë nuk janë as të autorit dhe as të viktimës

10 Gusht, 19:05 Pas një ngjarjeje të rëndë me protagonistë të rinj, kjo nuk është më vetëm çështje statistikash, por një problem që kërkon vëmendje të shtuar ndaj armëve, drogës dhe mënyrës se si këto fenomene po prekin brezin e ri. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.