4 vatra zjarri janë ende aktive në Shqipëri, kurse 4 të tjera nga 27 të raportuara në total gjatë 24 orëve, janë nën monitorim. Vatrat kryesore aktive janë të përqendruara në qarkun Dibër: në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri ka përshkuar mbi 18 ha dhe sot vijon ndërhyrja; në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe operacioni mbështetet nga 30 forca të FA; si dhe në Mallunxë, ku riaktivizimi i zjarrit nga era e fortë e ka orientuar atë drejt fshatrave Mallunxë dhe Lis. Në Kalivaç të Lezhës, një zjarr i përmasave të mëdha po rrezikon zonën e banuar. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë, ndërkohë në terren janë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Raportohet se zjarri ka djegur edhe disa banesa, por nuk dihet nëse janë të banuara apo jo. Në zonë dëgjohen edhe shpërthime, të cilat mund të jenë shkaktuar nga municione të pashpërthyera që ndodhen në zonë. LEXO EDHE:Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, raportohet për djegie të banesave! Në Dajt–Qafë Priskë situata vijon të jetë problematike, por pa rrezik për zonat e banuara; sot operacioni vazhdon me mbështetjen e 30 forcave të FA. Nën mbikëqyrje janë gjithashtu vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Iballë–Fushë-Arrëz, ku kjo e fundit ndodhet në terren shumë të vështirë dhe gjatë ditës së djeshme u ndërhy edhe me helikopter të FA. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:12 Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, raportohet për djegie të banesave! Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke rrezikuar zonën e banuar.Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara edhe nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të zgjerojë perimetrin.Në terren ndodhen banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe afërsisë me zonën e banuar, situata mbetet shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. R.Xh/Shqiptarja.com Share P.J/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Tirane Diber zjarret 2026 Lezhe zjarr Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 21% Nuk e di 4.1% Vota total: 1258 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

