Godina e KLGJ KLGJ kërkon ekzekutimin e pagesave, duke e çuar mosmarrëveshjen në një tjetër nivel të përplasjes mes institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe Ministrisë së Financave. Përplasja mes institucioneve për pagat e magjistratëve sa vjen edhe thellohet. Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes një letre, i ka kërkuar Ministrisë së Financave ekzekutimin e pagesave.
Kjo lëvizje, vjen pasi ministri i Financave Petrit Malaj, kërkoi që listëpagesat dhe urdhër-shpenzimet për muajin gusht të paraqiten sërish sipas metodologjisë së përdorur deri në muajin korrik.
Ministria argumenton se rritja e pagave të magjistratëve nuk është miratuar nga Kuvendi dhe se strukturat e Thesarit nuk mund të ekzekutojnë pagesa të përllogaritura mbi një formulë që, sipas saj, nuk ka marrë miratimin parlamentar.
“Ministria e Financave, as nuk mund të zëvendësojë Kuvendin në ushtrimin e funksionit normativ, as nuk mund të përcaktojë, nëpërmjet procedurave të ekzekutimit buxhetor, formulën konkrete të pagës dhe aq më pak mund të ekzekutojë urdhra që vijnë nga autoritete të nderuara të pushtetit gjyqësor, të cilat nuk e kanë autoritetin ekskluziv parlamentar të miratimit të ndryshimeve në buxhetin e shtetit shqiptar”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Financave.
Sipas Ministrisë, sapo Thesari të ketë në dispozicion listëpagesat sipas parametrave që ajo i konsideron në fuqi, pagesat do të ekzekutohen me përparësi dhe pa vonesë.
“Fakti që pagat e institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë janë ekzekutuar normalisht dëshmon këtë. SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe institucione të tjera kanë paraqitur listëpagesat e muajit gusht sipas metodologjisë ekzistuese dhe pagesat e tyre janë kryer rregullisht”, deklaron më tej Ministria.
Përplasja lidhet me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për mënyrën e përllogaritjes së pagave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Financat i përgjigjen KLGJ-së dhe KLP-së: Pagat e magjistratëve s'janë bllokuar, ja pse nuk u proceduan 3 Shtator, 11:03 Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 15 të datës 17 shkurt 2026, rrëzoi formulën e mëparshme të përcaktimit të pagës së magjistratëve dhe i la Kuvendit afat deri më 31 korrik për plotësimin e boshllëkut ligjor. Ky afat përfi pa miratimin nga Kuvendi të një formule të re.
Pas përfundimit të afatit, KLGJ ndërhyri me vendimin nr. 435 të datës 26 gusht, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi vendimin nr. 144 të datës 28 gusht.
Me nëntë vota pro, KLGJ përcaktoi në 222 425 lekë pagën referuese të magjistratëve, nga 156 800 lekë që ishte më parë. Në përllogaritje përfshihet gjithashtu shtesa prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit. Po ashtu, është miratuar propozimi për kompensimin e rritjes së munguar për periudhën nga 1 prilli 2023 deri më 31 korrik 2026.
Kjo është hera e parë që KLGJ ndërhyn në këtë mënyrë për pagat e magjistratëve, një çështje që ka sjellë më herët reagime edhe nga kryeministri Edi Rama.
Situata solli edhe reagimin e përbashkët të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve. Shoqatat pretenduan se moskryerja e pagesave bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Financave. Sipas tyre, strukturat në varësi të Financave nuk mund të pengojnë zbatimin e një vendimi detyrues të Gjykatës Kushtetuese.
Gjyqtarët dhe prokurorët paralajmëruan gjithashtu përdorimin e mjeteve ligjore nëse situata nuk zgjidhet, përfshirë kërkimin e përgjegjësisë ligjore dhe penale ndaj personave apo strukturave që ata pretendojnë se po pengojnë ekzekutimin e pagave.
Tashmë, me përgjigjen e KLGJ-së ndaj Ministrisë së Financave, përplasja për pagat hyn në një fazë të re. Mbetet për t'u parë nëse palët do të gjejnë një zgjidhje për ekzekutimin e pagesave apo mosmarrëveshja do të zhvendoset në një tjetër betejë institucionale dhe ligjore./ Pamfleti klgj dhe ministria e financave perplasje pagat e gjyqtareve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Pas marrjes së kompetencave të Veliajt, nis aksioni për pastrimin e Tiranës! 3 Shtator 2026, 17:1017:10Aktualitet Zjarr i madh në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë banesat 3 Shtator 2026, 16:4016:40Aktualitet Video/ Incidenti në Kuçovë, Skënder Hita pezullon nga detyra 3 efektivët që shoqëruan me forcë qytetarin 3 Shtator 2026, 16:3516:35Aktualitet Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët përhapen drejt banesave 3 Shtator 2026, 14:5514:55Aktualitet Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës: Nga 12 shtatori do të bllokojmë punimet 3 Shtator 2026, 14:2214:22Aktualitet Përplasja për pagat e magjistratëve, Shoqata e Gjyqtarëve paralajmëron kallëzim penal 3 Shtator 2026, 14:0014:00Aktualitet

