Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme për situatën me zjarret në Fier dhe Himarë. Kryeministri thotë se situata është nën kontroll, ndërsa do të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente.
“Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë
Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve
Bashkia do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. Top Channel

