Një vatër zjarri është aktivizuar në Frakull të Madhe në Fier. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe i janë afruar banesave në lagjen e Kishës.
Situata ka krijuar shqetësim te banorët, ndërsa vijon ndërhyrja për vënien e zjarrit nën kontroll. Top Channel

