Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret në Dibër, Manja apel prokurorëve: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, do i drejtohemi ILD-së për të verifikuar veprimtarinë tuaj! (VIDEO)


Manja kërkon një hetim të plotë dhe objektiv, duke argumentuar se nuk mjafton vetëm procedimi i zyrtarëve të pyjeve, por sipas tij, duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara drejtësisë edhe personat që kanë shkaktuar zjarret.

Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, deputeti socialist Ulsi Manja, ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarret në Lurë, duke kërkuar nga Prokuroria e Dibrës një hetim të shpejtë për të zbuluar shkaqet dhe autorët e zjarrvënies. Përmes një postimi, Manja shprehet se prej ditësh në Lurë po vijon beteja me flakët, ndërsa në terren janë angazhuar dy avionë dhe mbi 200 forca, përfshirë zjarrfikës, punonjës të Bashkisë Dibër, Emergjencat Civile dhe 51 ushtarë. Sipas tij, ndërsa strukturat në terren po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit, Prokuroria e Dibrës duhet të tregojë të njëjtën urgjencë në hetimin për shkaqet dhe autorët e zjarreve. LEXO EDHE:Zjarr në një apartament pranë stadiumit 'Selman Stërmasi', ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu më të keqen (VIDEO) Manja kërkon një hetim të plotë dhe objektiv, duke argumentuar se nuk mjafton vetëm procedimi i zyrtarëve të pyjeve, por sipas tij, duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara drejtësisë edhe personat që kanë shkaktuar zjarret. Deputeti paralajmëron gjithashtu se, nëse shqetësimet për zvarritjen e hetimit nuk marrin përgjigje, do t’i kërkohet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë veprimtarinë e prokurorit ose prokurores që ka në dorë dosjen. Postimi i Ulsi Manjës: LURA DIGJET. PROKURORIA E DIBRËS DUHET TË ZGJOHET! Prej ditësh Lura po digjet. Dy avionë dhe mbi 200 forca (zjarrfikës, Bashkia Dibër, Emergjencat Civile dhe 51 ushtarë) po luftojnë me flakët për të shpëtuar një nga pasuritë më të çmuara të Shqipërisë. Por ndërsa në terren jepet gjithçka, Prokuroria e Dibrës nuk po tregon të njëjtën urgjencë për të zbuluar kush e vuri zjarrin. Policia dhe institucionet e tjera duhet të kenë mbështetjen e menjëhershme dhe të plotë të prokurorisë. Duhet hetim i shpejtë, i gjithanshëm dhe objektiv – vatër pas vatre – deri te autorët e vërtetë. Nuk mjafton të procedohen vetëm zyrtarë të pyjeve. Duhet të gjenden zjarrvënësit. Dibra është ndër zonat me kriminalitetin më të ulët. Nuk ka sot çështje më urgjente sesa kjo katastrofë mjedisore. Kërkoj publikisht që Prokuroria e Dibrës të mbështesë pa rezervë Policinë e Shtetit dhe t’u shkojë deri në fund autorëve. Nëse shqetësimet për zvarritjen e hetimit nuk marrin përgjigje, do t’i kërkohet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë veprimtarinë e prokurorit/es që ka dosjen. Askush nuk është mbi përgjegjësinë. Zjarrfikësit po bëjnë detyrën. Ushtria po bën detyrën. Policia duhet të ketë çdo mbështetje. Është koha që edhe Prokuroria e Dibrës të bëjë të sajën. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: ULSI MANJA zjarret 2026 zjarr ild Diber lure Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.3% Jo 52.8% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 5427 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?