Lajme Zone
Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive, asnjë rrezik për zonat e banuara
Të tjeraABC News Albania

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit.  Sipas saj, janë raportuar 21 vatra, nga të cilat 5 vijojnë aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 7 janë shuar plotësisht.

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 21 vatra, nga të cilat 5 vijojnë aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 7 janë shuar plotësisht.

Në operacione janë angazhuar 324 forca vendore e lokale dhe 17 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 92 efektivë, 10 mjete, një dron dhe një ambulancë.

Në Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit është shuar, ndërsa vatra në Malin me Gropa është izoluar dhe mbahet nën mbikëqyrje. Vatrat aktive vijojnë në disa zona të Dibrës, Shkodrës dhe Fierit, ndërsa në zonat e tjera situata mbahet nën monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon koordinimin me strukturat vendore, ndërsa kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: Gjatë ditës së sotme janë raportuar 21 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 5 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 7 janë shuar plotësisht.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 324 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 17 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 92 efektivë, 10 mjete, 1 dron dhe 1 ambulancë.

Në Qarkun Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit është fikur, pas angazhimit gjatë ditës edhe të 33 forcave ushtarake, 4 mjeteve dhe 1 ambulance, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatra në Malin me Gropa është izoluar dhe mbahet nën mbikëqyrje.

Në Qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Lundre–Madhesh të Matit, Cerrujë–Mali i Allushit në Klos dhe Selishtë, ndërsa Qafa e Helmes në Bulqizë mbahet nën mbikëqyrje.

Në Qarkun Shkodër, vatra në Porav, Fushë-Arrëz, mbetet aktive. Zjarri në Rragam, Shkodër, është nën mbikëqyrje dhe gjatë ditës u mbështet edhe nga 22 forca ushtarake dhe 3 mjete, ndërsa vatra në malin e Tërbunit mbahet gjithashtu nën mbikëqyrje. Nuk raportohen banesa në rrezik në Rragam dhe Tërbun.

Në Qarkun Fier, vatra në Çërrilë, Mallakastër, mbetet aktive, por është izoluar. Në operacion janë angazhuar strukturat vendore, ndërsa në mbështetje kanë operuar 32 forca ushtarake dhe 3 mjete. Vatra në Peshtan mbahet nën mbikëqyrje.

Vatrat e tjera në Lezhë, Elbasan dhe Korçë vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje. Në Opar të Korçës nuk rrezikohen banesa, ndërsa në Gallatë të Kurbinit terreni i vështirë pengon operimin e mjeteve, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet