Lajme Zone
“Bën të fortin me tabelën e Policisë”/ U del qytetarëve përpara dhe u ndalon parkimin
Të tjeraJOQ Albania

“Bën të fortin me tabelën e Policisë”/ U del qytetarëve përpara dhe u ndalon parkimin

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë të pazakontë në zonën e Rrotës së Kuqe, Durrës.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë të pazakontë në zonën e Rrotës së Kuqe, Durrës.

Në pamjet e dërguara, një person shihet duke mbajtur në dorë një tabelë sinjalizuese që, sipas denoncuesit, i përket strukturave të Policisë Rrugore.

Sipas qytetarit, personi përdor tabelën për t’u kërkuar drejtuesve të mjeteve të mos parkojnë në zonë, duke u sjellë sikur ka autoritet për të ndaluar parkimin.

“Nuk e di kush e ka lënë këtu, por nuk është e hijshme t’u dalë njerëzve në rrugë e t’u thotë ‘mos parko këtu’, bën të fortin.”

Nga pamjet nuk mund të konfirmohet nëse personi ka ndonjë autorizim zyrtar për përdorimin e tabelës.

Redaksia jonë publikon pamjet dhe denoncimin, ndërsa mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet se kujt i përket tabela dhe nëse personi ka pasur të drejtë ta përdorë atë. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)