Dita e 104-të e protestës ka vijuar mbrëmjen e sotme me marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës.
Pas fjalimeve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit janë nisur në marshim, duke mbajtur flamuj kombëtarë kuq e zi dhe pankarta, ndërsa gjatë lëvizjes dëgjohen brohoritje dhe thirrje për liri, drejtësi dhe ndryshim.
Protestuesit shprehen kundër mënyrës së qeverisjes dhe kërkojnë më shumë transparencë, llogaridhënie dhe ndryshim politik. Në qendër të pakënaqësive të tyre janë edhe shqetësime për korrupsioni, gjendjen ekonomike, rritjen e kostos së jetesës dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve.
Sipas protestuesve, këto probleme janë grumbulluar prej vitesh dhe kanë krijuar një pakënaqësi të madhe ndaj klasës politike dhe institucioneve.
Pas përfundimit të fjalimeve, turma e qytetarëve ka vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur në unison dhe duke valëvitur flamujt shqiptarë.
Protesta e sotme shënon ditën e 104-të të mobilizimit qytetar, ndërsa pjesëmarrësit paralajmërojnë se do të vijojnë të dalin në rrugë deri në adresimin e kërkesave të tyre.
JOQ Albania sjell pamjet nga marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, ndërsa protesta vijon. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

