Kallëzimi në SPAK i ministrit të Financave, Petrit Malajt, për çështjen e pagave të magjistratëve, është vetëgjyqësi, thotë Erion Braçe. Në një intervistë në “Frontline” në Report Tv, deputeti socialist shpreh të njëjtin argument të artikuluar deri më tani nga qeveria, bazuar te vendimi i Gjykatës Kushtetuese: përcaktimi i pagave i takon Kuvendit. Gjyqtarët duhet të kuptojnë se buxheti i shtetit nuk i përket ministrit, vijon më tej ai. Detyra e ministrisë, shprehet Braçe, është pikërisht ruajtja e buxhetit dhe jo plotësimi i tekave. LEXO edhe...Braçe për ‘Pasqyrë Albania’: Qytetarët duhet ta provojnë, nëse s’funksionon, do ta thyej i pari! ’Besa’ përball pushtetin me vendimet e veta “Serioziteti i shtetit është A-ja. Në këtë rast, serioziteti i shtetit është në nivele minimale. Gjyqtarët duhet të fillojnë të adoptojnë një sjellje tjetër, prej nëpunësish publikë të shtetit, jo njerëzish që kanë në dorë fatin e gjithkujt. Të kallëzosh ministrin e Financave kur Gjykata Kushtetuese ngarkon Kuvendin me përcaktimin e rrogave, minimalisht është vetëgjyqësi. Siç sillen ata atje në rrugë, të sillet tani niveli më i lartë i gjyqësorit në Shqipëri. Bëri mirë Sadushi që bëri mbledhjen e gjyqtarëve sepse e futi në hulli ligjore e kushtetuese çështjen, por ndërkohë një pjesë tjetër kishte shkuar në SPAK të kallëzonte ministrin e Financave. Ministri i Financave është aty si roja i harbimit fiskal. Duhet të rrijë atje për të menaxhuar rregullat e ligjit të sistemit buxhetor të Shqipërisë, jo të tekave. Nuk është buxheti i shtetit për këtë gjë dhe këta duhet të kuptojnë që ato janë para të krijuara nga taksat e qytetarëve, s’janë të ministrit. Në këtë çështje këta duhet të pozicionohen një herë e mirë dhe për fat, e ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Unë kam rezerva të mëdha për logjikën që ka përdorur Gjykata Kushtetuese, por si vendim duhet ta zbatoj. Në këtë pikë, po flas për seriozitetin e parlamentit”, shprehet Braçe. Kritikë për seriozitetin e parlamentit është pikërisht mosmarrja e vendimit brenda afatit të Kushtetueses. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Braçe e sheh logjikën e institucioneve të drejtësisë për përllogaritjen e pagës si jashtë realitetit dhe kërcënim për qëndrueshmërinë fiskale. “Ajo që di është se ne duhet të kishim marrë vendim brenda datës 31 korrik. Duhet t’i kishte dhënë zgjidhje të miratonte koeficientin dhe rrogat. Sjellja e tyre nuk është ajo që keni parë në media. Jam interesuar dje pranë Ministrisë së Financave, por niveli administrativ i gjykatave e prokurorive pse duhet përfshirë? Kanë çuar listat bashkë me ta në Thesarin e Shtetit. Është synuar, është diskutuar me ta që ndajeni pjesën administrative, kanë refuzuar të ndajnë borderotë. Në fund fare, këta nuk mund të caktojnë rrogat e tyre. Gjykata Kushtetuese nuk thotë që gjyqtarët e prokurorët të caktojnë rrogat. Këta duhet të kuptojnë që buxheti i shtetit ka limite. Nuk mund të kalojnë në harbim. Nëse shkojnë në koeficientin dhe formulën e KLGJ e KLP, duhet t’u japim gjyqtarëve e prokurorëve menjëherë 30-50 mln lekë. Çfarë është kjo? Mendojnë këta njerëz apo nuk mendojnë? Unë jam ekonomist dhe para atyre më intereson qëndrueshmëria fiskale e këtij vendi. Parlamenti ka detyrë të miratojë sa më parë ligjin dhe të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Braçe. Qeveria ngulmon gjithashtu se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të zbatohet duke pasur parasysh qëndrueshmërinë dhe mundësitë e buxhetit të shtetit. Ora 21:31 Braçe për ‘Pasqyrë Albania’: Qytetarët duhet ta provojnë, nëse s’funksionon, do ta thyej i pari! ’Besa’ përball pushtetin me vendimet e veta Erion Braçe do të jetë i pari që ‘do ta thyejë’ Pasqyrë Albania nëse ajo nuk funksionon. Ajo që ai e cilëson të rëndësishme gjatë intervistës në “Frontline” në Report Tv, është që si deputetët, ashtu edhe qytetarët, ta provojnë. Edhe pse vetë Braçe është vazhdimisht në terren, këtë mundësi e sheh si një formë për të krijuar besim.“Pasqyrë Albania na jep mundësinë ne deputetëve që çfarë marrim si shqetësime personale, individuale apo komunitare t’i hedhim në një platformë që kanë akses dy palë, pala qeverisëse dhe qytetarët që mund ta ndjekin marrjen e përgjigjes në kohë reale. Është element për t’u provuar, ka lidhje me punën tonë si deputetë dhe besimin që duhet të krijojnë qytetarët te ajo që po bëjmë në mënyrë të organizuar. Unë dua ta provoj, ashtu si edhe qytetarët duhet ta provojnë me qëllim që ta bëjmë të funksionojë. Në momentin që funksionon, ka sukses. Në momentin që nuk funksionon, unë i pari do e thyej pasqyrën”, shprehet Braçe.Mekanizmi i prezantuar nga kryeministri Rama nuk është i vonuar, por deputetët e rinj apo edhe ata që e ushtrojnë prej kohësh këtë detyrë, kanë humbur kohë. Megjithatë, në nota optimizmi, thotë se s’është vonë për t’iu gjendur pranë njerëzve.“Ai personalisht nuk është i vonuar, ka deputetë që janë të vonuar. Kush është për herë të parë dhe s’e ka kuptuar punën e deputetit, e ka shpenzuar në mënyrë jo produktive vitin e parë. Kush e ka ditur ç’është puna e deputetit dhe s’e ka bërë, është në një pozitë komplet tjetër. Mendoj që gjithkush nga ne ka punë kontaktin me njerëzit, dëgjimin, mbajtjen shënim, zgjidhje, kritikë, dhënie llogarie, përgjigje e me radhë. Kjo është puna që duhet të bëjë një deputet, unë kështu e kam kuptuar dhe bërë prej 30 vitesh. Nuk është kurrë vonë për të takuar njerëzit”, thotë deputeti.Braçe thotë se deputetëve u është vënë në dukje mungesa e pranisë në territor, por as institucionet s’kanë mbetur pas. Ndërsa ‘Besa’ ndërlidh praninë me disa elementë: dëgjimin, përballjen e qeverisë dhe parlamentit me ndikimin konkret të vendimeve të tyre te njerëzit.“E para dhe mbi të gjitha është prani. Ti e ke detyrim praninë tënde në territor në ato lagjet, rrugët, kthinat etj. Tirana është shumë e madhe, edhe ne jemi shumë, mund ta mbulojmë Tiranën me prani të deputetëve. E dyta, është ai sensi i të dëgjuarit që ndonjëherë kur ke pusshtet (të gjatë), humbet. Ti i merr të mirëqena marrëdhëniet me qytetarët, hë se aty janë. Nuk është kështu, është një marrëdhënie që ndërtohet përditë dhe duhet t’i qëndrosh përditë asaj. Kur flasim për besën, jo më kot kam dhënë besë 30, kam marrë besë 30 vjet, kam mbajtur besë 30 vjet se është shumë e rëndësishme edhe kjo. Së treti, është përballja e ekzekutivit dhe legjislativit me vendimet e veta në territor. Çfarë efekti kanë vendimet që kanë marrë te njerëzit. Po ju marr një shembull, pensionet. Nuk mendoj që është problem i vështirë për t’u zgjidhur afati i një dite për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë. Janë mijëra njerëz që për një vit kanë humbur kompensimin e plotë të pensionit të pleqërisë”, shprehet Braçe. Share P.J/ReportTv.al Erion Braçe frontline pagat e drejtesise KLP klgj kuvend gjykata kushtetuese Ministria e Financave Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 6% Vota total: 5136 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

