Lajme Zone
PolitikëReport TV

Zjarret/ Balla: Drejtësia shqiptare është dorëzuar para piromanëve! Vetëm 18 fajtorë nga 211 çështje të hetuara në 5 vite (VIDEO)


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas ndalimit të dy personave të tjerë të dyshuar për zjarrvënie, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen këto çështje nga organet e drejtësisë. Sipas Ballës, Kodi Penal parashikon dënime të ashpra, deri në 20 vite burg, për zjarrvënien e qëllimshme të pyjeve, por të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme trego

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas ndalimit të dy personave të tjerë të dyshuar për zjarrvënie, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen këto çështje nga organet e drejtësisë. Sipas Ballës, Kodi Penal parashikon dënime të ashpra, deri në 20 vite burg, për zjarrvënien e qëllimshme të pyjeve, por të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se në pesë vitet e fundit janë hetuar 211 çështje për zjarrvënie dhe fajtorë janë shpallur vetëm 18 persona. Ai thekson se shumica e dosjeve janë pushuar ose pezulluar. LEXO edhe...Biznesi i konspiracioneve mbi hirin e pyjeve që digjen Balla ndalet edhe te rasti i zjarrit të madh në Krujë, duke iu referuar raportimeve në media se personi i dyshuar u la i lirë me urdhër të prokurorisë, pasi ndalimi i tij nga Policia u konsiderua i paligjshëm. "Nëse drejtësia vazhdon me këtë ritëm, ku vetëm 1 në 12 raste zjarrvënie gjendet fajtor dhe kur as ky 1 ndër 12 nuk bëhet shembull, zjarrfikësit nuk do t'ia dalin dot më", shprehet Balla në reagimin e tij. "Policia e Shtetit ka ndaluar edhe dy zjarrvënës. Kodi Penal parashikon dënime të ashpra për zjarrvënien e pyjeve me dashje, deri në 20 vite burg. Por duket se DREJTËSIA SHQIPTARE ËSHTE DORËZUAR PËRPARA PIROMANËVE. Në pesë vjet, referuar të dhënave të Prokurorisë Përgjithshme, u hetuan 211 çështje zjarrvënie, nga të cilat u gjetën fajtorë vetëm 18 persona. Shumica e çështjeve u pushuan dhe u pezulluan. Rasti më i fundit ishte zjarri tejet i madh në Krujë, i cili u vendos nën kontroll me mjaft vështirësi. Në media lexova se me urdhër të prokurorisë personi i dyshuar u lirua sepse ndalimi i tij nga Policia u konsiderua I paligjshëm nga prokurori. Ndoshta për shkak të moshës. Nëse drejtësia vazhdon me këtë ritëm, ku vetëm 1 në 12 raste zjarrvënie gjendet fajtor, dhe kur as ky 1 ndër 12 nuk bëhet shembull, zjarrfikësit nuk do t’ia dalin dot më" shkroi Balla. U.D/E.H/ReportTv.al zjarret 2026 taulant balla PS prokuroria e pergjithshme Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 81.5% Magjistratëve 13.2% Nuk e di 5.3% Vota total: 638 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?