Lajme Zone
BotëReport TV

Zjarret, 8 vatra aktive në vend! Mallakastra në flakë prej 4 ditësh, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)


Në Riban, Ngraçan dhe Panahor të Mallakastrës vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Gjatë 24 orëve u raportuan 30 vatra zjarri, vetëm 8 prej tyre aktive.

Prej katër ditësh, zjarri në Mallakastër vijon të mbetet një nga vatrat më problematike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra, por vetëm 8 prej tyre janë aktive. Në Mallakastër zjarri vijon në 3 fshatra, Riban, Ngraçan dhe Panahor. Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 40 efektivë të Forcave të Armatosura, 25 zjarrfikës, 30 forca të Bashkisë Mallakastër dhe 4 mjete zjarrfikëse, ndërsa nga ajri po ndërhyjnë edhe 2 helikopterë për të vënë nën kontroll zjarrin. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. LEXO edhe...Roskovec/ Sherr mes komshinjve për një turë drush, 69-vjeçari pëson infarkt dhe humb jetën pasi pa të birin në konflikt! Dyshohet se kishte marrë edhe një goditje në vetull (VIDEO+EMRI) Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse. Ora 09:26 Zjarret/ Mbrojtja bën bilancin: 30 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vetëm 8 prej tyre aktive Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë dhe Çakallesh gjithashtu vijojnë operacionet, pa rrezik për komunitetin.Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, bashkia Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.Në Kostren 2, bashkia Berat, vijon puna për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse. Share R.Xh/SI.E./ReportTv.al Fier zjarret 2026 mallakaster Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 59.7% Nuk e di 5.2% Vota total: 2239 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?