Gjashtë vatra zjarri mbeten aktive në vend, ndërsa 7 të tjera janë nën mbikëqyrje. Flakët vijojnë në Palasë, Pukë, Mirditë, Bulqizë dhe në Malin e Dajtit, por aktualisht nuk raportohen banesa në rrezik. Në Malin e Çikës, mbi Palasë, zjarri vijon në një terren të thepisur dhe të paarritshëm nga toka. Për shuarjen e flakëve po ndërhyjnë 2 avionë Air Tractor. LEXO edhe...Aktivizohet vatra e zjarrit në Pish poro, dy avionë në operacion për shuarjen e flakëve Në Prozhem të Pukës, zjarri vijon në sipërfaqe pyjore, ku krahas strukturave vendore janë angazhuar edhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, vatrat në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë izoluar ose shuar. Në Mirditë, vatra në Shtuf mbetet aktive, por me intensitet të ulët, ndërsa në Shtanë-Tenë situata është stabilizuar. Në Qafën e Helmes, Bulqizë, zjarri është riaktivizuar në dy vatra në një pyll të dendur me pisha. Në terren po punojnë 11 efektivë zjarrfikës. Ndërsa në Malin e Dajtit vijon operacioni me 30 efektivë të Forcave të Armatosura. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në zonën e Pishporos, zjarri që ra ditën e djeshme pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Në operacionet kundër zjarreve janë angazhuar 354 forca operacionale dhe 155 efektivë të FA-së, si dhe mjete nga toka dhe ajri, përfshirë 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Ora 13:40 Aktivizohet vatra e zjarrit në Pish poro, dy avionë në operacion për shuarjen e flakëve Zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pish poros, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Flakët janë përhapur në zonën e prekur, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të situatës.Në operacion janë angazhuar dy avionë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Terreni i vështirë dhe era po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka. Share SI.E./U.D/ReportTv.al pishporo Diber bulqizë Palase Vlore zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 68.4% Keq 24.2% Nuk e di 7.4% Vota total: 326 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?
