Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën mbikëqyrje. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar në total 330 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 50 efektivë dhe 1 helikopter. LEXO edhe...Zjarr mbi Vajkal të Bulqizës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO) Aktualisht, vëmendja kryesore është në Qarkun Dibër, ku mbeten aktive dy vatra. Në Qafë të Helmës, Bulqizë, vijon puna në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, me 23 forca operacionale të angazhuara; nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vajkal, Bulqizë, vatra ndodhet në terren shkëmbor me shkurre dhe dëllinja. Në terren janë 32 forca: 5 zjarrfikës, 2 punonjës të emergjencave civile dhe 25 punonjës bashkiakë. Në Qarkun Elbasan mbeten aktive dy vatra. Në Malin e Dardhës, Librazhd, zjarri është izoluar dhe mbahet nën kontroll nga forcat në terren, pa rrezik për banesat. Në Malin e Qukësit, Prrenjas, vijon puna për shuarjen e trungjeve dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit të vatrës, gjithashtu pa rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra në Malin e Polisit mbahet nën mbikëqyrje për të parandaluar riaktivizimin. Situata në Malin e Dajtit paraqitet e përmirësuar. Reshjet e shiut të një dite më parë izoluan vatrat, pas angazhimit të 38 forcave operacionale vendore dhe 50 efektivëve të FA-së. Zona do të vijojë të mbahet nën mbikëqyrje, me qëllim shmangien e çdo riaktivizimi. Edhe vatra në Qafë-Mugë, Fushë-Arrëz, është izoluar dhe vijon monitorimi. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al mali i dajtit Diber zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 34.9% Nuk e di 12.9% Vota total: 3122 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

