Situata e zjarreve në Qarkun e Dibrës vijon të jetë problematike, ku aktualisht raportohen të jenë aktive dy vatra. Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është riaktivizuar zjarri mbi fshatin Vajkal të Bulqizës, ku po punojnë 30 forca për shuarjen e flakëve dhe 1 helikopter. Flakët janë përhapur në disa pika të ndryshme, jo shumë larg njëra-tjetrës, duke nxitur dyshimet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. LEXO edhe...Përfshihet sërish nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Kameras të Fushë Krujës, zjarri dyshohet i qëllimshëm, tymi toksik mbulon zonën Ndërkohë, në Qafën e Helmës, po në Bulqizë, vijon puna për shuarjen e një tjetër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në të dyja zonat janë angazhuar 55 forca, ndërsa aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Edhe në Qarkun e Elbasanit vijojnë të jenë aktive dy vatra. Në Malin e Qukësit, në Prrenjas, vijon puna për shuarjen e trungjeve dhe bimësisë së ulët brenda perimetrit të vatrës, pa rrezik për zonat e banuara. Në Malin e Dardhës, Librazhd, zjarri është izoluar dhe mbahet nën kontroll nga forcat në terren, pa rrezik për banesat. Situata në Malin e Dajtit paraqitet e përmirësuar. Reshjet e shiut të një dite më parë izoluan vatrat, pas angazhimit të 38 forcave operacionale vendore dhe 50 efektivëve të FA-së. Në Vajkal, Bulqizë, në mbështetje ndaj 30 forcave operacionale bashkiake është edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore për shuarjen e zjarrit, ku fatmirësisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Në total gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 3 nën monitorim. Në operacionet e shuarjes janë angazhuar në total 330 forca operacionale dhe 35 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 50 efektivë dhe 1 helikopter. Lajm në përditësim… Ora 16:50 Përfshihet sërish nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Kameras të Fushë Krujës, zjarri dyshohet i qëllimshëm, tymi toksik mbulon zonën Vendgrumbullimi i mbetjeve në Kameras të Fushë-Krujës është përfshirë sërish nga flakët. Sipas autoriteteve, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi flakët kanë përfshirë njëkohësisht të gjithë fushën e mbetjeve dhe dyshohet se është përdorur lëndë djegëse.Kjo është hera e dytë brenda rreth një muaji që në këtë vendgrumbullim bie zjarr.Reja e tymit toksik ka mbuluar zonën dhe, në varësi të drejtimit të erës, shtrihet deri në Mamurras dhe Kamëz.Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen ta mbajnë situatën nën kontroll. Megjithatë, sipas të dhënave nga terreni, zjarri nuk mund të shuhet vetëm me mjetet zjarrfikëse, por kërkohet ndërhyrje me fadroma për kapsulimin e mbetjeve, që konsiderohet mënyra e vetme për shuarjen e tij. Share Ora 16:12 Helikopteri i Forcës Ajrore në aksion për shuarjen e zjarrit në Vajkal, vijon operacioni nga ajri (VIDEO) Një helikopter i Forcës Ajrore është angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në Vajkal të Bulqizës, duke ndërhyrë nga ajri në mbështetje të 30 forcave operacionale që ndodhen në terren. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa operacioni vijon. Share Ora 09:22 Zjarr mbi Vajkal të Bulqizës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO) Një vatër zjarri është ka rënë në orët e para të mëngjesit mbi fshatin Vajkal, në Bashkinë Bulqizë.Flakët janë përhapur në disa pika të ndryshme, jo shumë larg njëra-tjetrës, duke ngritur dyshimet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.Terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëse, ndërsa forcat në terren po përballen me vështirësi në izolimin dhe shuarjen e flakëve.Në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një helikopter, i cili po punon nga ajri për shuarjen e zjarrit. Share Xh.K/R.Xh/ReportTv.al mali i dajtit zjarret 2026 Diber Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.9% Vota total: 3591 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

