Lajme Zone
Shkolla 'Kolë Idromeno' në Shkodër gati për vitin e ri arsimor, Rama: Investimet vijojnë edhe në tre shkolla të tjera
PolitikëReport TV

Shkolla 'Kolë Idromeno' në Shkodër gati për vitin e ri arsimor, Rama: Investimet vijojnë edhe në tre shkolla të tjera

Sipas kryeministrit, investimet synojnë krijimin e shkollave moderne dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafet pedagogjike në Shkodër.

Shkolla “Kolë Idromeno” në Shkodër është gati të presë nxënësit për vitin e ri shkollor, pas ndërhyrjeve për përmirësimin e ambienteve dhe kushteve të mësimit. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamje nga shkolla e rinovuar. Rama tha se ndërkohë vijojnë punimet në shkollën “Ismail Qemali”, ndërsa në muajt në vijim investimet do të shtrihen edhe në shkollën “Skënderbej” dhe gjimnazin “Oso Kuka”. LEXO edhe...‘Smart City’ në shkollat e Tiranës prej shtatorit, Lamallari tek gjimnazi ‘Qemal Stafa’: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale, më shumë siguri për nxënësit “Shkolla ‘Kolë Idromeno’ në Shkodër, gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor. Ndërkohë, vijojnë punimet në shkollën ‘Ismail Qemali’, ndërsa në muajt në vijim investimet do të shtrihen edhe në shkollën ‘Skënderbej’ dhe gjimnazin ‘Oso Kuka’”, u shpreh Rama. Sipas kryeministrit, investimet synojnë krijimin e shkollave moderne dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafet pedagogjike në Shkodër. U.D/ReportTv.al Shkoder shkolla edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 3590 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?