Nënkryetari, njëherësh dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një intervistë ekskluzive me gazetarin Elvi F në CNA, ka deklaruar se Arbjan Mazniku është i përfshirë po ashtu në aferën 5D.
Gjatë intervistës Këlliçi ka treguar se si kryeministri Edi Rama e ka shpëtuar Maznikun në 2023.
Nënkryetari i PD-së, Këlliçi u shpreh se në vitin 2023 kryeministri Edi Rama vendosi që Maznikun ta shkëpuste nga nënkryetar bashkie dhe ta emëronte ministër në kabinetin.
Sipas Këlliçit, ajo që u konsiderua si fuqizim i Veliajt në fakt rezultoi një kamardare shpëtimi për Maznikun në mënyrë që kur të goditej Bashkia e Tiranës, Manziku të mbetej i papërlyer. “Nuk është vetëm Erion Veliaj, aty është dhe Arbjan Mazniku ish zëvendëskryetar i Bashkisë së Tiranës, që në fakt ajo që u perceptua si një fuqizim i Erion Veliajt kur Rama në 2023 vendosi që Maznikun ta shkëpuste nga nënkryetar bashkie ta hiqte nga bashkia dhe ta emëronte ministër atëherë në kabinetin e tij. Ajo që u konsiderua si fuqizim i Veliajt në fakt rezultoi në një kamardare për Maznikun në mënyrë që kur të goditej Bashkia e Tiranës, Mazniku të mbetej i papërlyer. Ky është fakt”, tha Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

