2 helikopterë dhe 71 efektivë janë angazhuar në vatrën e zjarrit në Bardhaj-Myselim të Shkodrës. Ministria e Mbrojtjes njofton se zjarri vijon edhe në Mnelë të Vogël, Naraç dhe malin e Tërbunit, ndërsa në Bërdicë nuk paraqet rrezik për banesat. Mbeten edhe vatrat në Lezhë, konkretisht në Gallatë dhe Kalivaç–Zimaj–Kashnjet ku janë angazhuar edhe 2 helikopterë, por s’paraqet rrezik për banesat. Në Tiranë vijojnë zjarret në Malin e Dajtit, Kryezi të Kavajës dhe Selitë e Malit. Në Dajt janë angazhuar 82 efektivë dhe 1 helikopter i FA, ndërsa në Kryezi është përdorur edhe 1 avion Air Tractor. LEXO EDHE:Fier/ Ndezi zjarr në grykëderdhjen e lumit Seman, pranga të riut! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar Vatra të tjera janë në Dibër: Vajkal, Lundre–Madhesh, Qafën e Helmes dhe Cerrujë , si dhe në Vokopolë të Beratit. 14 vatra zjarri mbeten aktive nga bilanci i 24 orëve të fundit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:49 Zjarri në Shkodër, prefektja Duda: Vatra ndodhet në terren malor, s’ka rrezik për banesat (VIDEO) Orët e vona të pasdites të së dielës ishin sfiduese për zjarrfikësit që po shuanin flakët në Bardhaj-Myselimaj të Shkodrës. Prefektja Holta Duda thotë se ndërhyrja vijon edhe sot, në një terren të vështirë, por situata është më e qetë dhe nuk ka rrezik për banesat.“Është një terren shumë i vështirë për t’u aksesuar që vihet në mënyrë të koordinuar u pasi ulet intensiteti i vatrave me ndërhyrje nga ajri, ndërhyhet nga toka për të minimizuar dëmet dhe izoluar banesat. Në këtë moment situata paraqitet pak më e qetë. Vatra e zjarrit ka shtrirje, por në terren malor. Për banesat është evituar rreziku dhe janë nën orientim të afërt të efektivëve zjarrfikës”, thotë Duda.Edhe në Tërbun që disa javë më parë flakët dogjën masivë pyjorë, po vijon operacioni për izolimin e vatrës.“Një situatë mjaft problematike paraqitet edhe njëherë në zonën e Tërbunit, një fshat më poshtë nga ku kishim situatën e disa javëve më parë. Gjithë forcat operacionale vendore janë angazhuar dhe po ndërhyjnë në një terren të vështirë”, shprehet Duda.Zjarrfikësve u janë bashkuar edhe banorë e vullnetarë që po ndihmojnë për shuarjen e flakëve. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 10:11 Fier/ Ndezi zjarr në grykëderdhjen e lumit Seman, pranga të riut! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas. Për zjarrin në grykëderdhjen e lumit Seman që përfshiu bimësi e pyje në zonë të mbrojtur, është arrestuar një 25-vjeçar. Një 60-vjeçar në Eskaj u vu në pranga pasi kishte ndezur zjarr qëllimisht në tokën që kishte marrë me qira.Për dy të moshuar të moshave 71 dhe 77 vjeç, policia ka nisur hetim në gjendje të lirë për zjarret e ndezura në tokat e tyre, përkatësisht në Varibop të Fierit dhe Çërrilë të Mallakastrës.Për piromanët ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili përgëzon punën e autoriteteve dhe garanton se Policia e Shtetit do të vijojë monitorimin e territorit, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje."Falë monitorimit dhe reagimit të Policisë së Shtetit, në Fier janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia. Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël” dhe asnjë pakujdesi nuk është pa pasoja. Policia e Shtetit do të vijojë monitorimin e territorit, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje. Kujdesi i secilit prej nesh është mbrojtje për të gjithë", shkruan Lamallari. Njoftimi i plotë:Fier/Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorëProcedohen penalisht dy shtetas të tjerë për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia, në Varibop dhe MallakastërStrukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, në vijim të punës dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave me qëllim parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, kanë intensifikuar monitorimin e territorit.Si rezultat i monitorimit, u konstatuan duke vënë zjarre dhe u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, konkretisht:-Në fshatin Eskaj, Lushnjë, shtetasi K. B., 60 vjeç, i cili u konstatua duke ndezur qëllimisht zjarr në tokën e marrë me qira prej tij;-Në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta, në fshatin Hasturkas, shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në grykëderdhjen e lumit Seman, ku zjarri ka përfshirë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar, pjesë e zonave të mbrojtura.Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shkak të moshës, dy shtetas, përkatësisht 71 dhe 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në tokat e tyre, në fshatin Varibop, Fier, dhe në fshatin Çërrilë, Mallakastër. Si pasojë e erës së fortë, zjarret kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, në ngarkim të shtetasve të mësipërm.Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.Në mënyrë të veçantë, Policia apelon për banorët që djegin mbetje bujqësore apo kryejnë pastrimin e tokave dhe territoreve nëpërmjet djegies, që të shmangin këto praktika, pasi mund të shkaktojnë përhapjen e pakontrolluar të zjarreve dhe do të përballen me përgjegjësi ligjore.-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/Shqiptarja.com Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Shkoder Diber Tirane zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 81.9% Magjistratëve 12.5% Nuk e di 5.6% Vota total: 288 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
