Liqeni i Bovillës Kryeministri justifikon mungesën e ujit me 'shkaqe natyrore', por dokumentet zbulojnë se më 16 mars 2022, ai firmosi lejen për HEC-in privat 'Mali' për të devijuar ujërat nga Bovilla. Kompanisë 'Tirana Energji' iu dha edhe Parku Natyror i zonës për 30 vjet, pa publikuar sipërfaqen e qiranë... Për mungesën e furnizimit të Tiranës me ujë 24 orë, madje në disa njësi e lagje vetëm nga 2, 3 e 4 orë në ditë; kryeministri Edi Rama dhe drejtuesit e Bashkisë e të Ujësjellësit vazhdojnë të justifikohen se, për shkaqe natyrore, janë pakësuar burimet që mbushin ujëmbledhësin e Bovillës.
Por dokumenti që po publikon "Pamfleti" dëshmon se burimet ujore që mbushin Bovillën nuk mungojnë dhe nuk janë pakësuar për shkaqe natyrore, por nga pazaret që ka bërë Edi Rama dhe vartësit e tij para 4 vitesh, duke ia dhënë ujërat një subjekti privat për prodhim energjie elektrike. Më datë 16 mars 2022, kryeministri Edi Rama ka firmosur Vendimin Nr. 35 të KKT-së, me objekt: "Miratimin e lejes për ndërtimin e burimit të ri gjenerues të energjisë të HEC-it privat 'Mali', në ujërat e patrajtuara të tubacioneve të Ujësjellësit të Bovillës, nga burime të lumit 'Tërkuzë' të Tiranës."
Lejen ia ka dhënë kompanisë "Tirana Energji" sh.p.k., krijuar më 4 gusht 2017; por që në muajin qershor u ble për 2.1 milionë lekë nga Bledar Hasalamaj, i lindur në fshatin Gështejë të Kukësit dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas, me leje të marrë nga kryeministri Edi Rama, para 4 vitesh ka ndërtuar një liqen tjetër që zhvillon aktivitetin e HEC-it të tij privat "Mali" në zonën e Bovillës në Tiranë, me kapacitet prodhimi 1490 kW.
Në lejen e dhënë për të devijuar te HEC-i privat ujërat që furnizonin natyrshëm ujësjellësin e Bovillës, dhe që pakësojnë ujin e Tiranës, janë përfshirë dhe institucione të tjera, me lejet e dhëna në shkelje të ligjit, duke favorizuar biznesin e kompanisë "Tirana Energji".
Përveç lejes për të grabitur ujin e burimeve natyrore të Bovillës, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura të Tiranës, me Kontratë Nr. 2/1, datë 8 janar 2019, i ka dhënë kompanisë "Tirana Energji" Parkun Natyror Zonë të Mbrojtur pranë Bovillës dhe lumit Tërkuzë në Tiranë, për ta shfrytëzuar në funksion të HEC-it "Mali" me afat 30 vjet, pa publikuar sipërfaqen dhe vlerën e qirasë.
Me Vendim Ndikimi në Mjedis Nr. 2626 prot., datë 12 shtator 2018, Agjencia Kombëtare e Mjedisit i dha lejen mjedisore kompanisë "Tirana Energji" për ndërtimin e HEC-it privat "Mali" dhe zhvillim aktiviteti prodhimi energjie elektrike.
Me Vendim Nr. 175, datë 4 nëntor 2020, Enti Rregullator i Energjisë i dha licencën për prodhim dhe shitje të energjisë me afat aktiviteti për 30 vjet; ndërsa kryeministri Edi Rama, më 16 mars 2022, i dha lejen e krijimit të basenit të posaçëm për furnimin me ujë të HEC-it privat "Mali", duke devijuar burimet natyrore që shkonin në rrjetin e Bovillës./Pamfleti
liqeni i bovillës hec bledar hasalamaj vendimi mali 1 Komente N Na myten 7 Shtator 2026, 10:23 Ky lajm duhet dokumentuar me harten hidrike perndryshe nuk eshte i vlefshem. Nese i vertete SPAK aty eshte. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Dokumente/ Lejet e ndërtimit me mbivendosje që dha Edi Rama; shkak i përleshjes mes biznesmenit Luan Muça dhe problematikut Bedinaj 7 Shtator 2026, 09:4709:47Anti-Mafia Pallat në emër të gruas te 'Kodra e Diellit' dhe pasuri të fshehta mijëra euro, lidhja e Petrit Vasilit me kompaninë që i dha miliona kur ishte ministër Shëndetësie 6 Shtator 2026, 12:5012:50Anti-Mafia Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit 5 Shtator 2026, 12:0012:00Anti-Mafia Gysi hyri në burg dhe la litarin jashtë/ Si Agasi dhe Goxhobelli tjetërsuan tokën shtetërore dhe ndezën përplasjen në Vlorë 4 Shtator 2026, 11:5911:59Anti-Mafia Dosja e Gjuhadolit: Ekspertiza false dhe presioni i Blendi Gonxhes mbi specialistët që mbrojtën veprën e Idromenos 2 Shtator 2026, 15:2115:21Anti-Mafia Si e dorëzoi Edi Rama në SPAK Ergys Agasin e AKSH-it, dhe pse e mban fort Engjëll Agaçin e klanit “Aruba” 1 Shtator 2026, 13:1413:14Anti-Mafia

