Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)


2 helikopterë dhe 71 efektivë janë angazhuar në vatrën e zjarrit në Bardhaj-Myselim të Shkodrës. Ministria e Mbrojtjes njofton se zjarri vijon edhe në Mnelë të Vogël, Naraç dhe në Bërdicë, ku nuk paraqet rrezik për banesat. Zjarret në masivin pyjor me pisha të Tërbunit vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit, ku vija është përhapur në më shumë se 10 km. Flakët po i afrohen lagjes Pezhve në qytetin e

2 helikopterë dhe 71 efektivë janë angazhuar në vatrën e zjarrit në Bardhaj-Myselim të Shkodrës. Ministria e Mbrojtjes njofton se zjarri vijon edhe në Mnelë të Vogël, Naraç dhe në Bërdicë, ku nuk paraqet rrezik për banesat. Zjarret në masivin pyjor me pisha të Tërbunit vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit, ku vija është përhapur në më shumë se 10 km. Flakët po i afrohen lagjes Pezhve në qytetin e Pukës duke rrezikuar shtëpi të pabanuara. LEXO edhe...Zjarri në Myselim-Bardhaj, banorët: Natë e vështirë, rrezikohej gjithë fshati! Shteti të vërë autorët para përgjegjësisë Banorët e Myselimit kërkojnë që autorët të vihen para përgjegjësisë: “Situata ka qenë dramatike, jemi rrezikuar i gjithë fshati. E dënojmë unë e gjithë fshati që është një masakër, është një dëm që i ka sjellë fshatit. Kërkojmë që shteti të vërë personat përgjegjës para ligjit”, shprehen ata. Mbeten edhe vatrat në Lezhë, konkretisht në Gallatë dhe Kalivaç–Zimaj–Kashnjet ku janë angazhuar edhe 2 helikopterë, por s’paraqet rrezik për banesat. Në Tiranë vijojnë zjarret në Malin e Dajtit, Kryezi të Kavajës dhe Selitë e Malit. Në Dajt janë angazhuar 82 efektivë dhe 1 helikopter i FA, ndërsa në Kryezi është përdorur edhe 1 avion Air Tractor. Vatra të tjera janë në Dibër: Vajkal, Lundre–Madhesh, Qafën e Helmes dhe Cerrujë , si dhe në Vokopolë të Beratit. 14 vatra zjarri mbeten aktive nga bilanci i 24 orëve të fundit. Ora 14:34 Pamjet me dron, Tërbuni nën ‘mëshirën’ e zjarrit, tymi i dendur mbulon pyllin me pisha! Vija e flakëve arrin në 10 km Zjarret në masivin pyjor me pisha të Tërbunit vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit, ndërsa era përhap me shpejtësi flakët.Report Tv ka siguruar edhe pamje me dron që tregojnë si mbi pyllin e pishave ngrihet tym i dendur.E konsideruar si pasuria më e madhe pyjore që kishte Puka, Tërbuni tashmë po kthehet në një siperfaqe pa gjelbërim. Zjarri po përpin atë çfarë mbeti nga zjarret e fund gushtit të këtij viti.Ndërhyrje nga ajri nuk u realizua për shkak se në zona të tjera veç pyjeve po rrezikohen dhe banesa, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë në malin mbi qytetin e Pukës duket se nuk po arrijnë të vënë nën kontroll as këndin e zjarrit ku janë përqendruar. Terreni ka pamundësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, ndërsa e gjithë përpjekja po bëhet me mjete rrethanore, çfarë ka sjellë dhe mungesën e rezultatit për shuarjen e flakëve.Vija e zjarrit është përhapur në më shumë se 10 kilometër. Zjarri po i afrohet lagjes Pezhve në qytetin e Pukës, ku rrezikohen shtëpi të pabanuara. Share Ora 14:26 Zjarri në Myselim-Bardhaj, banorët: Natë e vështirë, rrezikohej gjithë fshati! Shteti të vërë autorët para përgjegjësisë Banorët e Myselimit dhe Bardhajve kanë shprehur vlerësimin për gatishmërinë dhe punën e strukturave të angazhuara në përballimin e zjarrit që përfshiu zonën dhe rrezikoi banesat.Sipas tyre, ndërhyrja e koordinuar nga toka dhe ajri, si dhe puna e pandërprerë gjatë natës, kanë qenë vendimtare për izolimin e vatrave më të rrezikshme, mbrojtjen e banesave dhe shmangien e dëmeve më të mëdha.Ndërkohë, banorët kërkojnë që organet e drejtësisë të hetojnë deri në fund shkaqet e zjarrit dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës.“Mbrëmë ka qenë një natë e vështirë për tërë fshatin dhe zonën e Myselimit.”“Kam ardhur mbrëmë te familja dhe kur kam parë zjarrin këtu mbrapa bashkë me fëmijët... zjarrfikësja na ka ndenjur gati, shyqyr që nuk mori flakë tërë shtëpia.”“Situata ka qenë dramatike, jemi rrezikuar i gjithë fshati. E dënojmë unë e gjithë fshati që është një masakër, është një dëm që i ka sjellë fshatit. Kërkojmë që shteti të vërë personat përgjegjës para ligjit”, shprehen disa prej banorëve. Share Ora 13:56 U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës (VIDEO) Pas disa orëve betejë me flakët është vënë nën kontroll zjarri në Çërrilë të Mallakastrës. Zjarri i përmasave të mëdha nisi mesditën e djeshme në një sipërfaqe me pisha, ullishte e bimësi dhe u përhap me shpejtësi i favorizuar nga era.Pavarësisht terrenit të thyer që ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, zjarri u vu nën kontroll, por u riaktivizua gjatë natës. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës nisën punën për neutralizimin e flakëve të cilat tashmë janë shuar plotësisht. Share Ora 11:49 Zjarri në Shkodër, prefektja Duda: Vatra ndodhet në terren malor, s’ka rrezik për banesat (VIDEO) Orët e vona të pasdites të së dielës ishin sfiduese për zjarrfikësit që po shuanin flakët në Bardhaj-Myselimaj të Shkodrës. Prefektja Holta Duda thotë se ndërhyrja vijon edhe sot, në një terren të vështirë, por situata është më e qetë dhe nuk ka rrezik për banesat.“Është një terren shumë i vështirë për t’u aksesuar që vihet në mënyrë të koordinuar u pasi ulet intensiteti i vatrave me ndërhyrje nga ajri, ndërhyhet nga toka për të minimizuar dëmet dhe izoluar banesat. Në këtë moment situata paraqitet pak më e qetë. Vatra e zjarrit ka shtrirje, por në terren malor. Për banesat është evituar rreziku dhe janë nën orientim të afërt të efektivëve zjarrfikës”, thotë Duda.Edhe në Tërbun që disa javë më parë flakët dogjën masivë pyjorë, po vijon operacioni për izolimin e vatrës.“Një situatë mjaft problematike paraqitet edhe njëherë në zonën e Tërbunit, një fshat më poshtë nga ku kishim situatën e disa javëve më parë. Gjithë forcat operacionale vendore janë angazhuar dhe po ndërhyjnë në një terren të vështirë”, shprehet Duda.Zjarrfikësve u janë bashkuar edhe banorë e vullnetarë që po ndihmojnë për shuarjen e flakëve. Share Ora 10:11 Fier/ Ndezi zjarr në grykëderdhjen e lumit Seman, pranga të riut! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas. Për zjarrin në grykëderdhjen e lumit Seman që përfshiu bimësi e pyje në zonë të mbrojtur, është arrestuar një 25-vjeçar. Një 60-vjeçar në Eskaj u vu në pranga pasi kishte ndezur zjarr qëllimisht në tokën që kishte marrë me qira.Për dy të moshuar të moshave 71 dhe 77 vjeç, policia ka nisur hetim në gjendje të lirë për zjarret e ndezura në tokat e tyre, përkatësisht në Varibop të Fierit dhe Çërrilë të Mallakastrës.Për piromanët ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili përgëzon punën e autoriteteve dhe garanton se Policia e Shtetit do të vijojë monitorimin e territorit, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje."Falë monitorimit dhe reagimit të Policisë së Shtetit, në Fier janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia. Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël” dhe asnjë pakujdesi nuk është pa pasoja. Policia e Shtetit do të vijojë monitorimin e territorit, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje. Kujdesi i secilit prej nesh është mbrojtje për të gjithë", shkruan Lamallari. Njoftimi i plotë:Fier/Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorëProcedohen penalisht dy shtetas të tjerë për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia, në Varibop dhe MallakastërStrukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, në vijim të punës dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave me qëllim parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, kanë intensifikuar monitorimin e territorit.Si rezultat i monitorimit, u konstatuan duke vënë zjarre dhe u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, konkretisht:-Në fshatin Eskaj, Lushnjë, shtetasi K. B., 60 vjeç, i cili u konstatua duke ndezur qëllimisht zjarr në tokën e marrë me qira prej tij;-Në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta, në fshatin Hasturkas, shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në grykëderdhjen e lumit Seman, ku zjarri ka përfshirë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar, pjesë e zonave të mbrojtura.Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shkak të moshës, dy shtetas, përkatësisht 71 dhe 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në tokat e tyre, në fshatin Varibop, Fier, dhe në fshatin Çërrilë, Mallakastër. Si pasojë e erës së fortë, zjarret kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, në ngarkim të shtetasve të mësipërm.Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.Në mënyrë të veçantë, Policia apelon për banorët që djegin mbetje bujqësore apo kryejnë pastrimin e tokave dhe territoreve nëpërmjet djegies, që të shmangin këto praktika, pasi mund të shkaktojnë përhapjen e pakontrolluar të zjarreve dhe do të përballen me përgjegjësi ligjore.-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share P.J/ReportTv.al zjarret 2026 Tirane Diber Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 81.6% Magjistratëve 13.3% Nuk e di 5.1% Vota total: 548 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?