Flakët vijojnë të përpijnë kodrat e Frakullës në Fier, ku një masiv i tërë me pisha është përfshirë nga zjarri. Që prej orëve të para të mëngjesit, në zonë po zhvillohet një operacion i madh për shuarjen e vatrës, me 90 trupa tokësore dhe avionë “Air Tractor” që ndërhyjnë nga ajri. Pas panikut të djeshëm, lajmi i mirë është se të gjithë banorët e evakuuar janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke përfshirë 4 personat që morën ndihmë në spital për asfiksimin nga tymi. Por nëse në Frakull po luftohet ende me flakët, zjarri ka shkretuar tokat në 5 fshatra të tjerë, Fermë-Çlirim, Radostinë, Levan, Peshtan i Vogël dhe Zhupan. LEXO EDHE:Himara pas natës së tmerrit, zjarri shkrumboi 6 banesa! Banorët rrëfejnë betejën me flakët: Ikëm nga shtëpitë, turistët me valixhe në duar (VIDEO) Në Levan, bilanci është më i rëndë. Është djegur një banese dhe një stalle bagëtish por u shpëtuan lopët. Ka dëme të konsiderueshme si në ushqimin për blegtorinë ashtu dhe në veglat e punës. Dhjetëra hektarë me ullinj e peme frutore janë shkrumbuar.... Policia e Shtetit ende nuk ka identifikuar autorin e zjarrit masiv qe preku 6 fshatra, por tha se ka arrestuar dy persona për zjarrvënie të qëllimshme në zona të tjera të Fierit. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 25 janë shuar plotësisht. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Fier zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.5% Të gabuar 21.3% Nuk e di 4.2% Vota total: 3765 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
