Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja

Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Frakulli i Fierit ende në flakë, ndërhyhet me helikopter (VIDEO)


Zjarri në Frakull vijon aktiv në një masiv me pisha, ndërsa banorët e evakuuar janë rikthyer në shtëpi. Në të gjithë vendin mbeten 11 vatra aktive.

Zjarri në Frakull të Fierit vijon të jetë aktiv në një masiv me pisha, ndërsa në terren janë angazhuar 90 ushtarë të Forcave të Armatosura dhe 10 mjete zjarrfikëse. Mëngjesin e sotëm nisi edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter. Në zonë ka prani të lartë tymi, ndërsa flakët vijojnë të përhapen në masivin pyjor. Vatra ndodhet larg zonave të banuara dhe deri më tani nuk paraqet rrezik për banesa apo biznese. Banorët që u evakuuan mbrëmjen e djeshme, sot në mëngjes janë rikthyer në banesat e tyre. Ndërkohë, situata me zjarret mbetet problematike edhe në disa zona të tjera të vendit. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 25 janë shuar plotësisht. LEXO EDHE:Natë tmerri në Himarë! Zjarri 'përpin' 6 banesa, banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) Vatrat kryesore aktive ndodhen në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Vlorë. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 881 forca operacionale, 75 mjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe një avion “Air Tractor”. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Fier zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.2% Vota total: 3490 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?