Një zjarr ka rënë pasditen e sotme përgjatë autostradës Fier -Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të anës së rrugës, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve. Tymi i dendur dhe përhapja e shpejtë e flakëve po e bëjnë kalimin gjithnjë e më të vështirë dhe të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve. Në drejtim të zonës janë nisur disa mjete zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. LEXO edhe...Vala e të nxehtit rrit rrezikun e zjarreve në pyje, Instituti i Gjeoshkencave: E marta pritet të jetë kritike, këto janë 9 qarqet e rrezikuara Drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes maksimal në këtë segment rrugor, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës. P.J/E.H/ReportTv.al Vlore fier-vlore zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.7% I gabuar 26.6% Nuk e di 8.8% Vota total: 1299 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?
