Lajme Zone
Zjarr për konkurrencë/ Vlorë, zbardhet zjarrvënia në një apartament, autori jepte me qira
Të tjeraABC News Albania

Zjarr për konkurrencë/ Vlorë, zbardhet zjarrvënia në një apartament, autori jepte me qira

Ajo që fillimisht u dyshua si zjarr aksidental në një apartament në vlorë, rezultoi të ishte një zjarrvënie e qëllimshme.

Ajo që fillimisht u dyshua si zjarr aksidental në një apartament në vlorë, rezultoi të ishte një zjarrvënie e qëllimshme.

Sikundër shihet edhe në këto pamje, autori Barend Hoxhaj ishte maskuar me skafandër motori në kokë për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Në orët e para të mëngjesit të datës 4 gusht, 33-vjeçari ngjitet në apartamentin në lagjen Lef Sallata në Vlorë, për t’I vënë zjarrin derës ku banonin motër e vëlla me të cilët kishte konkurrencë. 48 orë pas ngjarjes, policia e vlorës arrestoi autorin e dyshuar.

Sipas hetimeve, motivi i ngjarjes lidhet me konkurrencën, pasi autori i dyshuar dhe pronarët e banesës ushtronin të njëjtën veprimtari ekonomike, atë të dhënies me qira të apartamenteve në Vlorë, në atë që njihet si air bnb.

Nga flakët nuk pati persona të lënduar, por apartamenti pësoi dëme të konsiderueshme materiale.

Pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, policia arrestoi 33-vjeçarin i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet