Protestat e mbajtura në Shqipëri duket se humbën efektin në dëmtimin e turizmit në vend. Pavarësisht fushatave online të cilat synuan të rrënojnë imazhin e bizneseve të mëdha sidomos në sektorin e turizmit statistikat zyrtare tregojnë se në korrik ka pasur një rritje të fortë të numrit të turistëve të huaj.
Sipas Ministrisë së turizmit Shqipëria u vizitua nga 1,9 milionë vizitorë të huaj, kundrejt 1,8 milionëve që erdhën në në korrik të 2025.
Kjo tregon një shtesë prej 129,609 vizitorësh, ose një rritje prej rreth 7,1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërsa nëse e krahasojmë me qershorin 2026, në korrik u erdhën 608,820 vizitorë të huaj më shumë, duke shënuar një rritje mujore prej 45,22%.
Kjo konfirmon një rikuperim të fortë pas ngadalësimit të regjistruar në qershor ku vendi u përfshi nga protestat të cilat kërkonin që të anullohej projekti për ndërtimin e resortit në Zvërnec .Po ashtu këto të dhëna konfirmojnë edhe rëndësinë e eventeve ndërkombëtare sic ishte koncerti i (Kanye Ëest) në Tiranë, nata e Zucchero, eventet ndërkombëtare e konferencat e ndryshme në vend.Sipas të dhënave rezulton se Shqipëria priti mbi 7 milionë vizitorë të huaj në periudhën janar-korrik 2026 ose me një rritje prej 6.48%. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet

