Lajme Zone
Zbulohen dhe asgjësohen 130 bimë kanabis/ Pukë, arrestohet 55 vjeçari, procedohet kryeplaku i fshatit
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zbulohen dhe asgjësohen 130 bimë kanabis/ Pukë, arrestohet 55 vjeçari, procedohet kryeplaku i fshatit

Një operacion i Komisariatit të Policisë Pukë ka çuar në zbulimin dhe asgjësimin e 130 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në territorin e fshatit Arst.

Një operacion i Komisariatit të Policisë Pukë ka çuar në zbulimin dhe asgjësimin e 130 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në territorin e fshatit Arst.

Operacioni, i koduar “Arsti”, u zhvillua pas kontrolleve intensive në terren dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas Policisë, bimët u gjetën të kultivuara në fshatin Arst dhe u asgjësuan me djegie, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Si rezultat i operacionit, u arrestua një 55-vjeçar, banues në fshatin Arst, i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike. Ndërkohë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut 60-vjeçar të fshatit Arst, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Policia bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet