Në kërkim për 3 ngjarje kriminale, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari Fadil Tërnova i njohur si i forti i Dibrës.
Tërnova iu dorëzua autoriteteve Shqiptare dhe do të përballet me akuza të rënda penale si vrasja me dashje mbetur në tentativë ndodhur 2 vite më parë e deri tek mosbindje të efektivëve të policisë.
Në vitin 2024 ndaj tij është caktuar masa arrest në burg në mungesë pasi në aksin “Bulqizë-Tiranë”, tentoi të vrasë me automatik Afrim Petin pas një konflikti verbal me të. Po ashtu ndaj tij rëndon akuza “Goditjet për shkak të detyrës” pasi në 2023 ka ushtruar dhunë ndaj shefit të policisë bashkiake të Bulqizës në bashkëpunim me persona të tjerë. 38-vjeçari rezulton i dënuar dhe në vitin 2018 me 2 muaj burg për mos bindje të Policisë së rendit publik, dënim që rezulton i pashlyer.
Problemet e Tërnovës më drejtësinë datojnë që prej vitit 2009 ku plagosi rëndë një person, ndërsa në 2013 u dënua për vrasje ngjarje që mbeti i vrarë biznesmeni i kromit Shefqet Shehu. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

