Lajme Zone
Godoleshi pa energji elektrike prej dy ditësh, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente
Të tjeraJOQ Albania

Godoleshi pa energji elektrike prej dy ditësh, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Banorët e fshatit Godolesh kanë mbetur prej dy ditësh pa energji elektrike, ndërsa temperaturat e larta kanë përkeqësuar situatën për familjet që jetojnë aty.

Banorët e fshatit Godolesh kanë mbetur prej dy ditësh pa energji elektrike, ndërsa temperaturat e larta kanë përkeqësuar situatën për familjet që jetojnë aty.

Një qytetar ka raportuar se mungesa e energjisë ka shkaktuar probleme të shumta në banesa. Frigoriferët kanë mbetur jashtë funksionit, ushqimet rrezikojnë të prishen dhe banorët po përballen me vështirësi për t’u freskuar gjatë vapës.

Sipas raportimit, shqetësimi më i madh është për personat që jetojnë vetëm dhe të moshuarit. Një familjare ka shprehur shqetësimin për nënën e saj, e cila jeton e vetme në Godolesh dhe me të cilën nuk ka mundur të komunikojë pasi telefonit i ka mbaruar bateria. Për shkak të mungesës së energjisë, ajo gjithashtu nuk ka mundur të kontrollojë gjendjen e saj përmes kamerave të sigurisë.

Qytetari u bën apel institucioneve dhe strukturave përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për rikthimin e energjisë elektrike, duke e cilësuar situatën si shqetësuese për banorët e zonës.

Mesazhi i qytetarit:

Në fshatin Godolesh kanë dy ditë pa energji elektrike. Në këtë vapë të padurueshme është e papranueshme të lihen njerëzit në këto kushte. Frigoriferët janë shkrirë, ushqimet po prishen dhe njerëzit kanë mbetur pa ujë të ftohtë e pa asnjë mundësi për t'u freskuar.

Mami im jeton e vetme në shtëpi dhe jam shumë e shqetësuar për të. Unë ndodhem jashtë dhe nuk di ku të kërkoj ndihmë. Nuk kam mundur të flas me të sepse i ka mbaruar bateria e telefonit dhe, për shkak të mungesës së energjisë, nuk mund ta shoh as nga kamerat.

Ju lutem, nëse institucionet përkatëse e shohin këtë postim, merrni masa sa më shpejt. Situata është alarmante dhe banorët e Godoleshit kanë nevojë për një zgjidhje urgjente.