Lajme Zone
Radha e automjeteve në Kakavijë deri në 2 kilometra, pritje të gjata për udhëtarët
Të tjeraCNA

Radha e automjeteve në Kakavijë deri në 2 kilometra, pritje të gjata për udhëtarët

Radhë të gjata automjetesh, që arrijnë deri në rreth 2 kil...

Radhë të gjata automjetesh, që arrijnë deri në rreth 2 kilometra, janë krijuar këtë pasdite në Pikën Kufitare të Kakavijës, duke shkaktuar pritje të konsiderueshme për qindra udhëtarë që presin të kalojnë kufirin.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në palën greke procedurat po kryhen vetëm me 1 deri në 2 sportele në funksion, gjë që ka ngadalësuar ndjeshëm ritmin e përpunimit të dokumenteve.

Ndërkohë, në palën shqiptare po punohet me 2 deri në 3 sportele, por fluksi i lartë i automjeteve dhe udhëtarëve vijon të krijojë radhë të gjata.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë durim gjatë kalimit kufitar dhe, nëse është e mundur, të planifikojnë udhëtimin duke marrë parasysh vonesat e krijuara nga fluksi i lartë në Pikën Kufitare të Kakavijës./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.