Lajme Zone
Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën

Një magazinë me bimë medicinale është përfshirë nga zjarri mesditën e kësaj të premteje në qytetin e Mamurrasit.

Një magazinë me bimë medicinale është përfshirë nga zjarri mesditën e kësaj të premteje në qytetin e Mamurrasit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:02, në lagjen “Drita”, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një defekt në sistemin elektrik.

Magazina, në pronësi të shtetasit Arif Daçi, 66 vjeç, banues në Tiranë, është përfshirë e gjitha nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Për shkak të sasisë së madhe të bimëve medicinale, zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për të shmangur përhapjen e flakëve në zonën përreth.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel