Lajme Zone
“Big Brother VIP Albania 6”, së shpejti në Top Channel
KulturëTop Channel

“Big Brother VIP Albania 6”, së shpejti në Top Channel

Spektakli më i madh që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 6”, vjen së shpejti në ekranin e Top Channel.

Spektakli më i madh që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 6”, vjen së shpejti në ekranin e Top Channel. Reality show premton që të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës.

“It’s time”, dëgjohet të thuhet në videon e publikuar në profilin zyrtar të BBV Albania.

Ndërkohë prej disa kohësh në rrjet po qarkullojnë emrat e mundshëm të personazheve të njohur që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Na mbetet vetëm pak kohë për të parë se kush do të jenë banorët që do të vëzhgohen 24 orë nga kamerat e “Big Brother VIP Albania”.

Si gjithmonë, “Big Brother VIP 6” vjen në ekranet tuaja përmes dy kanaleve të dedikuara në DigitAlb. View this post on Instagram A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) Top Channel