Lajme Zone
Ben Blushi: Tiranët e Tiranës, që vazhdojnë edhe sot!
KulturëPamfleti

Ben Blushi: Tiranët e Tiranës, që vazhdojnë edhe sot!

Shkrimtari Ben Blushi gjatë promovimit të romanin e tij më të ri “Historitë e çmendura të Tiranës”, ka folur për origjinën e emrit të Tiranës, duke kundërshtuar gojëdhënën sipas së cilës emri i kryeqytetit shqiptar rrjedh nga Teherani, kryeqyteti i Iranit.

Shkrimtari paraqet një tjetër hipotezë, sipas së cilës emri i Tiranës mund të ketë lidhje me fjalën e lashtë “tyrannos”, prej së cilës rrjedh edhe fjala “tiran”. Blushi shpjegon se në lashtësi tiranët nuk kishin domosdoshmërisht kuptimin që u japim sot. Sipas interpretimit të tij, ata ishin njerëz që dilnin nga populli në periudha pakënaqësish të mëdha dhe rrëzonin mbretërit nga pushteti... Shkrimtari Ben Blushi gjatë promovimit të romanin e tij më të ri “Historitë e çmendura të Tiranës”, ka folur për origjinën e emrit të Tiranës, duke kundërshtuar gojëdhënën sipas së cilës emri i kryeqytetit shqiptar rrjedh nga Teherani, kryeqyteti i Iranit.

Duke folur gjatë një interviste televizive, Blushi tha se kjo gojëdhënë lidhet me Sulejman Bargjinin, i cili thuhet se, pasi kishte vizituar Teheranin rreth vitit 1600, vendosi t'i jepte qytetit që do të ndërtonte një emër të ngjashëm.

Shkrimtari paraqet një tjetër hipotezë, sipas së cilës emri i Tiranës mund të ketë lidhje me fjalën e lashtë “tyrannos”, prej së cilës rrjedh edhe fjala “tiran”. Blushi shpjegon se në lashtësi tiranët nuk kishin domosdoshmërisht kuptimin që u japim sot. Sipas interpretimit të tij, ata ishin njerëz që dilnin nga populli në periudha pakënaqësish të mëdha dhe rrëzonin mbretërit nga pushteti.

“Sipas një gojëdhëne, emri i Tiranës vjen nga fjala Teheran. Që nuk është e vërtetë. Pse? Se kur themeluesi i Tiranës, ky Sulejman Bargjini, në vitin 1600 shkoi në Persi, në Iran, thonë që atje shkoi pushoi në Teheran. Dhe ngaqë Teherani i pëlqeu shumë, kur u kthye në Shqipëri, në fshatin e vet tha, këtë qytetin e ri që do ndërtoj, si ta quaj? Teheran, Tiranë.

Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Sepse emri i Tiranës ka ekzistuar përpara vitit 1600. Këtu ka pasur njerëz që jetonin. Sipas meje, ka disa variante, po sipas meje varianti më i afërt i emrit është një fjalë pellazgjike, pra një fjalë para-ilire, po themi ku ta di unë, 3-4000 vjet përpara. Dhe para-greke që vjen nga fjala tiran. Pra një lloj diktatori.

Diktatori. Tiranët, tiranët ne po themi para Trojës, para luftës së Trojës, domethënë para Odiseut, para Homerit, 2-3000 vjet para tyre, tiranët ishin disa njerëz që rrëzonin mbretërit. Pra ishin si të thuash, dilnin nga populli në një moment ku kishte pakënaqësi të madhe dhe rrëzonin mbretërit. Dhe ktheheshin në tiranë, ktheheshin në njerëz shumë të egër, gjakësorë.

Dhe fjala tiran vjen nga fjala tyrannos. Kjo është fjala origjinale, tyrannos. Është fjalë greke sepse është greqizuar rrugës. Pra, meqë Greqia e lashtë ishte pak a shumë si Amerika e sotme, të gjitha fjalët amerikanizohen sot, po të shohësh. Në atë kohë greqizoheshin. Dhe fjala tiran që mund të jetë një fjalë pellazge, ose është një fjalë pellazge, pra para-ilire, dhe gjuha pellazge është shumë afër gjuhës shqipe, ose shqipja është si të thuash trashëgimtarja e gjuhës pellazge, fjala Tiranë mund të vijë nga fjala tyrannos ose tiran. Po të lexosh librin tim kupton që Tirana është një qytet i drejtuar nga tiranët pafundësisht.

Tiranët nuk kanë qenë këta që i njohim ne sot, para 3000 vjetësh. Kanë qenë njerëz të thjeshtë të popullit. Pra, ishin demokratët e parë. Më vonë ata u kthyen në tiranë”, deklaroi Blushi.blushi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kulture Dukej një martesë perfekte, zbulohet letra e Brigitte Bardot për të shoqin: Kam arritur kufirin e vuajtjes 5 Nëntor 2026, 12:4412:44Kulture Papa Leoni XIV pret Bob Dylan në Vatikan, një takim mes fesë dhe legjendës së muzikës 5 Nëntor 2026, 10:2510:25Kulture “Eci zbathur mbi prush”, anatomia e një zjarri të heshtur 5 Nëntor 2026, 08:4808:48Kulture Koleksioni i rrallë i Salvador Dalisë në ankand, thesari që fshihet që nga viti 1974 4 Nëntor 2026, 22:4822:48Kulture Miti i Demokracisë 4 Nëntor 2026, 22:3022:30Kulture Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” 4 Nëntor 2026, 16:5816:58Kulture