Lajme Zone
Nga pastor në shofer autobusi në Disney World, 51-vjeçari rrëfen ndryshimin që i transformoi jetën: Më në fund jam i lumtur
Të tjeraGazeta Tema
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nga pastor në shofer autobusi në Disney World, 51-vjeçari rrëfen ndryshimin që i transformoi jetën: Më në fund jam i lumtur

Pasi kaloi pjesën më të madhe të jetës duke shërbyer në kishë, Michael Bowen vendosi të ndryshonte gjithçka. Në moshën 44-vjeçare la New Jersey-n dhe nisi një rrugëtim të ri në Florida, ku ëndrra e tij ishte të punonte në parkun e famshëm Disney.

Pasi kaloi pjesën më të madhe të jetës duke shërbyer në kishë, Michael Bowen vendosi të ndryshonte gjithçka. Në moshën 44-vjeçare la New Jersey-n dhe nisi një rrugëtim të ri në Florida, ku ëndrra e tij ishte të punonte në parkun e famshëm Disney.

Historia e tij është rrëfyer nga Business Insider, në një intervistë ku Bowen tregon se si kaloi nga profesioni i pastorit në atë të shoferit të autobusit në Walt Disney World.

Për vite me radhë, Bowen kishte studiuar teologji dhe i ishte përkushtuar shërbimit fetar. Megjithatë, me kalimin e kohës kuptoi se kishte kaluar shumë kohë duke u përpjekur të përmbushte pritshmëritë e të tjerëve, pa menduar mjaftueshëm për dëshirat e tij.

Situata ekonomike ishte gjithashtu një nga arsyet që e shtyu të kërkonte një rrugë tjetër. Në një prej kishave ku shërbente nuk kishte mundësi të punonte me kohë të plotë, ndaj nisi paralelisht edhe një punë si shofer autobusi shkollor.

Por një vizitë në Disney World në vitin 2013 do të ndryshonte mënyrën se si ai e shihte të ardhmen.

Gjatë një tjetër vizite, në vitin 2017, Bowen vuri re autobusët që transportonin vizitorët në kompleksin argëtues dhe nisi të mendonte se mund të punonte një ditë aty.

Në janar të vitit 2020, në moshën 44-vjeçare, u zhvendos nga New Jersey në Florida. Një muaj më vonë arriti të siguronte një vend pune si shofer autobusi në Disney World.

Për herë të parë, ai kishte një punë që i ofronte stabilitet financiar, sigurim shëndetësor, pushime të paguara dhe mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt.

Megjithatë, jeta e tij personale kaloi edhe periudha të vështira. Pas një divorci, në vitin 2022 u largua nga puna në Disney dhe vazhdoi të merrej me kanalin e tij në YouTube, “Incognito Mouse”, i cili fillimisht kishte përmbajtje fetare dhe më pas u përqendrua te bota e Disney-t.

Pikërisht përmes këtij pasioni njohu edhe bashkëshorten e tij të dytë. Në vitin 2025, çifti u zhvendos së bashku në Florida.

Gjatë kësaj kohe, Bowen punoi si shofer autobusi për një kontraktor të Universal Studios, ndërsa priste një mundësi të re për t'u rikthyer në Disney.

Pritja zgjati pothuajse një vit, por këtë vit ai arriti të rikthehej në vendin ku kishte ëndërruar të punonte.

Në moshën 51-vjeçare, Bowen thotë se më në fund ka gjetur ekuilibrin që kërkonte: një punë që e pëlqen, stabilitet dhe mundësinë për të shijuar në kohën e lirë edhe atraksionet e parkut argëtues./Burimi: Business Insider