Lajme Zone
U arrestua pas 6 vitesh në Greqi për vrasjen e ish-partneres dhe të dashurit të saj pasi “i kapi mat”, Nikolin Pali i kërkuar edhe nga Interpol Tirana
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

U arrestua pas 6 vitesh në Greqi për vrasjen e ish-partneres dhe të dashurit të saj pasi “i kapi mat”, Nikolin Pali i kërkuar edhe nga Interpol Tirana

43-vjeçari Nikolin Pali, i arrestuar nga forcat speciale greke EKAM, pasi kërkohej prej 6 vitesh për vrasje të dyfishtë, rezulton i kërkuar edhe në Shqipëri.

43-vjeçari Nikolin Pali, i arrestuar nga forcat speciale greke EKAM, pasi kërkohej prej 6 vitesh për vrasje të dyfishtë, rezulton i kërkuar edhe në Shqipëri. Konkretisht, sipas autoriteteve greke, ai kërkohet nga Interpol Tirana për akuzat “vjedhje me armë” në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë. Ndaj tij rezulton një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Sipas policisë greke, gjatë operacionit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë, 2 granata, 2 mekanizma ndezës, 3 palë pranga, leje qëndrimi e falsifikuar.

Bashkë me 43-vjeçarin Pali, është arrestuar dhe partnerja e tij 41-vjeçare shqiptare për përkrahje të autorit të krimit.

43-vjeçari Nikolin Pali, i cili dyshohet se udhëtonte me dokumente identiteti të falsifikuara, u arrestua në Patisia, ndërsa policia po heton informacionet se ai po përgatiste një sulm të ri. Sipas burimeve policore, Pali është një vrasës me pagesë dhe vrasës serial dhe pjesëmarrja e tij në krimet midis vrasjes së dyfishtë dhe arrestimit të tij sot është duke u hetuar tashmë.

Ai ishte dënuar me dy burgime të përjetshme në mungesë dhe udhëtonte me dokumente identiteti të falsifikuara. Arrestimi i tij u bë pas një operacioni të koordinuar dhe bastisjes së policisë në apartament. Ai ishte i armatosur rëndë, por nuk pati kohë të përdorte as pistoletën që policia gjeti dhe as dy granatat e dorës.

Një nga rastet në të cilat ai është i përfshirë është vrasja e dyfishtë në tetor 2020, kur një 43-vjeçare ukrainase, ish-partnerja e autorit të krimit, dhe një farmacist 42-vjeçar, dyshohet i dashuri i saj, u gjetën të vdekur në zonën e Flambouros të Korinthit. Dy viktimat ishin goditur me një sëpatë.

Duke pasur një çelës rezervë, autori i krimit kishte hyrë në shtëpi, duke ngritur një kurtg ndaj çiftit, i cili më parë kishte pirë verë në oborr. 43-vjeçarja pësoi tre goditje në kokë, një klavikul të thyer dhe një goditje fatale në arterien karotide. 42-vjeçari mori dy goditje në kokë dhe një në zemër. Menjëherë pas kësaj, autori u hoqi telefonat celularë viktimave dhe u zhduk.

Autoritetet e kishin kërkuar atë për disa vite në Athinë, Mykonos si dhe në Shqipëri. Por çfarë bëri ai gjatë këtyre 6 viteve? Sipas informacioneve nga Policia greke, personi i arrestuar është shumë i rrezikshëm. Në shtëpinë ku u arrestua, ai jetonte me një grua tjetër, e cila gjithashtu u shpëtua, dhe ai largohej vetëm kur duhej të bënte ndonjë “punë” që kishte ndërmarrë. Policia greke beson se ai ishte një vrasës me pagesë. Autoritetet tashmë po shqyrtojnë vrasjet e fundit për të parë nëse ai është i lidhur me ndonjë prej tyre.

Për më tepër lexoni lajmin më poshtë: 15:05

EMRI+FOTO/ Ekzekutoi me sëpatë ish-partneren dhe të dashurin e saj, arrestohet pas 6 vitesh shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

Aktualitet Top Channel